Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kelmendi: Largimi i njerëzve nga Kosova nuk ndalet me lutje, pagat të bëhen minimumi 700 euro

26/10/2022 - 20:44
në Lajme
A A
Ramiz Kelmendi ngre alarmin për ikjen masive të qytetarëve: S’bën me pasë rrogë nën 500-600 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ndër biznesmenët më të suksesshëm të Kosovës, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Indeksonline ka folur për zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga pakot e ndara nga Qeveria Kurti, e deri tek ikja e fuqisë punëtore.

Kelmendi komentoi dy pakot ekonomike të ndara ku i quajti pako sociale.

“Këto pakot ekonomike zakonisht unë i quaj pako sociale, të cilat janë shpërndarë për qytetarët dhe si të tilla ato e ndihmojnë konsumin, e ndihmojnë mirëqenien sociale por që praktikisht nuk ndikojjnë në ngritje ekonomike që kemi nevojë dhe në hapjen e vendeve të punës. E ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të prodhimit po qe ato mjete të destinuara shkojnë në blerjen e produkteve të vendit sikur këto pako të kishin qenë pako më qëllim dhe ekskluzivisht të blerjes së produkteve vendore unë besoj që ajo kishte më rritë edhe mirëqenien e të punësuarve, e cila është shumë e domosdoshme, kishte më rritë edhe prodhimtarin ekzistuese por që nuk kishte me ndiku në ngritjen e prodhimtareve të reja”, theksojë Kelmendi.

Kelmendi foli edhe për ikjen e fuqisë së punëtoreve, ku theksojë se i gjithë problemi qëndron tek taksa doganore, sipas tij nuk ka asnjë vend në botë që sanksionon vendin e tij me doganë.

“Në këtë rast kemi dy lloj përballjesh, përballje psikologjike, ku një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë ndarë mendjen dhe një kohë të gjatë orarit të punës po mendojnë si të largohen nga vendi duke pritur vizat në vazhdimësi, dhe ajo po ndikon në efektin dhe shërbimin ndaj konsumatorëve. E dyta është largimi i të gjithë atyreve që janë në punësim që kanë paga të mira, por edhe që kanë njohuri, e normalisht nuk ka mbetur asnjë degë e ekonomisë së vendit që nuk po preket nga ky largim.

Më e keqja është ta vajtosh, nuk mundet e kaluar të ndikojë në të ardhmen, në të kaluarën ka operuar një qeveri tjetër, në të tashmen operon një qeveri tjetër e cila nuk ka pasur kohë që të përgatitët për këto paralajmërime që kanë qenë edhe me herët dhe çdo formë e arsyetimit kjo nuk e ndalë fuqinë punëtore, qeveria ka gjithmonë obligime të pa kompensoheshe. Nëse ne jemi një prodhimtari që duhet të zhvillojë duhet të bëjmë diçka për ta, në duhet të heqim taksen doganore, në mënyre që prodhimtari të zhvillohet, nuk ka shtet në botë që e sanksionon prodhimin e vetë me doganë, ndërsa shtetet tjera përveç që nuk kanë doganë japin edhe subvencionime për eksporte dhe subvencionime për fuqinë punëtore”, bëri të ditur Kelmendi.

Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, kritikoi qeverinë për mos bashkëpunim dhe komunikim ndaj kërkesave të afaristëve.

Sipas tij nuk ndalet largimi me fjalë të mirë, por më perspektiva.

“Kjo është e mangët, nuk ndalet largimi nga Kosova as më fjalë të mira as më lutje, as me aman, as më dërman që themi popullore por ndalet më perspektivë. Të rinjtë janë duke e ditur se jeta, paraja, po mund të fitohet dhe duhet të fitohet në momentin kur e ki edhe moshën. Hajde të ja mundësojmë, ka shumë ide, shumë njerëz dashamirë që e dojnë vendin, shumë më tepër se këta që janë zgjedhur, për arsyeje se p.sh. unë konkretisht e dua Kosovën, se Kosova është vendi im, unë këtu kam lindur dhe këtu kam dëshirë të vdesë. Më vajtojnë zemra kur e shoh njerëzit që dalin për një të ardhme më të mirë, të domosdoshme, jo që dalin për një lluks ekstra. ”, shtoi ndër të tjera Kelmendi.

Ai theksojë se nuk ka më fuqi ekonomike, politike, patriotike që mund t’i rikthejë ato në Kosovë.

Biznesmeni Kelmendi tregoi për rrogën minimale në kompanitë që udhëheq ai, por tha se është i mendimit se rrogë minimale në Kosovë nuk duhet të ketë nën 700 euro.

“Në momentin që ki një gjendje të qytetarëve me hyrje të vogla dhe nuk ki investime dhe zhvillime të fuqishme ekonomike të ardhurat janë efekt i këtyre dy faktorëve. Tek unë nuk ka pagë nën 380 euro, plus mëngjesi dhe sigurimi shëndetësore dhe të tjera, kjo është paga më e vogël e atij që futet në punë. Qëllimet ë mija janë që nuk duhet të ketë pagë ndër 700 euro, por efekti ndaj punës dhe kohës së punës duhet të rritet, ne duhet të krijojmë patriotizmin në ta formë sa qe kur shkojmë në vendin e punës të përkushtohemi për punë. Në vendet e perëndimit ta marrin telefon in kur të shkojshë në punë, nuk të lejojë të hysh me lexu komunikimin, tek ne i ke të gjitha në dispozicione” , vijojë ish-deputeti.

Kelmendi ndër të tjera foli edhe për akcizën e derivateve, sipas tij nga kompanitë duhet të kompensohet punëtorëve çmimet e shkuarjes në punë.

“Qeveria duhet ti vendos në peshore gjërat, akciza në derivatet e naftës e lehtëson shumicës së qytetarëve ardhjen në punë, çdo ardhje në punë e shton efektin social në familje, prandaj akciza për ata që vijnë në punë, ka mundësi të mbetet akciza por të reforndohet akciza për koston e shpenzimeve të transportit të punësuarit në punë.

P.sh. nëse një i punësuar e ka rrogën 300-400 euro, dhe vijë në Fushë Kosovë apo qendër të Prishtinës apo në Sllatinë aty që duhet t’i nderoje disa autobusë. Kostoja e shkuarjes në punë është 50-60 euro duhet të kompensohet, e koston e largësisë për ta mbajtur qytetarin në vendin e punës dhe t’i kompensojë që ai mos të pretojë të shkojë në një vende pune më larg sja kompenson për koston në mënyre që ai atje të jetë i kënaqur”, ka shtuar ai./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë