Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rusia nuk do të pranojë asgjë më pak, veç ndalimit të zgjerimit të NATO’s

19/01/2022 - 19:04
në Kryesore, Lajme
A A
Rusia nuk do të pranojë asgjë më pak, veç ndalimit të zgjerimit të NATO’s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia po mban një qëndrim të ashpër mes tensioneve për grumbullimin e trupave të saj pranë Ukrainës, ndërsa një diplomat i lartë paralajmëroi të mërkurën se Moska nuk do të pranojë asgjë më pak, përveç garancive “të forta” të Shteteve të Bashkuara kundër zgjerimit të NATO’s me Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë javën e kaluar, ripohoi se Moska nuk ka synime të pushtojë Ukrainën, siç shqetësohet Perëndimi, por tha se marrja e garancive të sigurisë nga Perëndimi është i një rëndësie jetike për Moskën.

Bisedimet në Gjenevë dhe një takim NATO-Rusi në Bruksel javën e kaluar u mbajtën pasi Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë Ukrainës në atë që Perëndimi druhet se mund të jetë një përgatitje për të pushtuar Ukrainën.

Në një lëvizje që forcon më tej praninë ushtarake pranë Ukrainës, Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash nga lindja e largët e vendit për aleatin e saj Bjellorusinë, një vend kufitar me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm. Zyrtarët ukrainas thonë se Moska mund të përdorë territorin bjellorus për të nisur një pushtim të mundshëm nga disa krahë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se disa nga trupat e saj tashmë kanë mbërritur në Bjellorusi për stërvitjen “Allied Resolve 2022”. Ai tha se stërvitja do të mbahet në pesë poligone dhe zona të tjera në Bjellorusi dhe gjithashtu përfshin katër baza ajrore bjelloruse.

Mes tensioneve në rritje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Ukrainën të mërkurën për të siguruar Kievin për mbështetjen e Perëndimit përballë asaj që ai e quajti agresion “të pandërprerë” rus.

Rusia ka mohuar se ka ndërmend të sulmojë fqinjin e saj, por ka kërkuar garanci nga Perëndimi se NATO-ja nuk do të zgjerohet me Ukrainën ose vende të tjera ish-sovjetike apo të vendosë trupat dhe armët e saj atje. Moska gjithashtu i ka kërkuar NATO-s që të heqë dorë nga dislokimet e trupave dhe armëve të saj në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që i janë bashkuar aleancës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij i kundërshtuan me vendosmëri kërkesat e Moskës, por mbajtën derën e hapur për bisedime të mëtejshme mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit, që synojnë të ulin rrezikun e një lufte.

Zëvendësministri Ryabkov këmbënguli, megjithatë, se nuk mund të ketë diskutime për këto çështje nëse Perëndimi nuk merr parasysh kërkesat kryesore ruse për mos-zgjerimin e NATO’s.

Ai paralajmëroi se kërkesat ruse të përfshira në projekt-marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n “përbëjnë një paketë dhe ne nuk jemi të përgatitur ta ndajmë atë në pjesë të ndryshme, për të filluar diskutimin e disa prej tyre në kurriz të qëndrimit ndaj çështjeve të tjera”.

Diplomati rus nënvizoi se lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Ukrainës me aleatët e NATO-s përbëjnë një sfidë të madhe sigurie për Rusinë.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, pasi protestat masive bënë që udhëheqësi i Ukrainës të largohej në Rusi. Në të njëjtën kohë, Rusia mbështet një kryengritje separatiste në rajonet lindore të Ukrainës. Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në gati tetë vjet luftime atje.

I pyetur nëse Rusia mund të pranonte një moratorium për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, një ide kjo e shpërndarë nga disa ekspertë politikë, Ryabkov u përgjigj me një jo të vendosur, duke thënë se Moska e ka parë Perëndimin që tërhiqet nga premtimet e mëparshme.

Ai theksoi se “për ne, çështja prioritare është arritja e garancive të forta, ligjërisht të detyrueshme” se Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do t’i bashkohen aleancës së NATO’s.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë