Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se janë duke subvencionuar faturat e energjisë elektrike.
Kështu u bë e ditur me anë të një videoje të publikuar nga kjo ministri përmes Facebookut.
‘’Në periudhën shkurt-shtator Ministria e Ekonomisë ka ndarë rreth 51 milionë euro nga të cilat kanë përfituar mbi 530 mijë konsumator’’, thuhet në video.
Mes tjerash, ministria ka bërë publike edhe një vegëz ku tregon se sa e ka subvencionuar Qeveria e Kosovës faturën e rrymës.












