
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të zgjatjen e masave emergjentë për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se një veprim i tillë është në përputhje me ligjin.
“Si rrjedhojë kemi pasur një ulje të përkohshme të çmimeve të energjisë elektrike, në suaza relativisht normale. Mirëpo kjo situatë pritet të jetë vetëm e përkohshme, andaj pritet të vazhdohet që situata me furnizim me energji të jetë problematike gjatë dimrit. Andaj kërkoj që të votoni dhe pastaj të procedojmë në Kuvend kërkesën për të vazhduar masat emergjente për furnizim me energjie edhe për 30 ditë, siç e lejon ligji për energji elektrike”, ka thënë Rizvanolli./Nacionale











