Edhe analisti, Astrit Gashi ka reaguar në lidhje me vendimin e ri të Qeverisë Kurti në lidhje me targat.
Gashi tërheqjen e Kurtit e ka cilësuar si një veprim të mençur.
Megjithatë, e cilësoi si ide palidhje ‘qortimin’ si një lloj mase në vendim të ri, përcjell “Veriu.info”.
“Po Kurti eshte terhequr, por ka vepruar mençur. Qortimi është ide palidhje, përveç nëse nuk e kanë menduar si masë me ja u ngrehë veshët”, shkroi Astrit Gashi në Facebook.













