
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendimin e targave, ku nga 1 nëntori do të ketë vetëm “qortim”, kurse konfiskim të targave tek në muajin prill.
Haradinaj ka shkruar shumë shkurt, duke thënë se është mirë me dëgju Amerikën.
“Është mirë me e dëgju Amerikën”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e qeverisë rreth vendimit për targa.
“Për 3 javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor masa do të jetë e qortimit. Nga 21 nëntori për 2 muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i vendit.
“Me këtë rast, me këtë shkallëzim tregojmë edhe një herë seriozitetin tonë që pa dyshim të zbatojmë vendimin që kemi marrë, port ë japim shansë të gjithë atyre që janë të interesuar të integrohen. Kjo është mënyra që ta zbatojnë ligjin, dhe përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe jo vetëm”, përfundoi Albin Kurti.










