Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Njerëzit janë lodhur nga tensionet, duan paqe” – Banorët e veriut kërkojnë marrëveshje për targat

29/10/2022 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
“Njerëzit janë lodhur nga tensionet, duan paqe” – Banorët e veriut kërkojnë marrëveshje për targat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria Kurti vendosi për një shkallëzim të vendimit për targa, që përfshin qortim, gjobë, targa provuese e pastaj konfiskim të veturave. Megjithatë as këtë opsion Lista Serbe nuk e pranoi. Anëtarët e saj thanë se do të ketë rezistencë për secilin veprim. Në gjithë këtë situatë del se po pësojnë banorët e zonave veriore të Kosovës. Ata kërkojnë zgjidhje mes dy shteteve në mënyrë që të shmangen tensionet.

Skënder Sadiku është zëvendëskryesues i Asamblesë së Mitrovicës së Veriut për komunitete. Duke i përfaqësuar të gjitha komunitetet, përfshirë shqiptarë, boshnjakë e të tjerët, Sadiku thotë se të gjithë e kanë apelin e njëjtë.

Ata kërkojnë zgjidhje paqësore për targa në mënyrë që të mos ketë tensione. Sadiku shprehet për gazetën Nacionale se banorët e veriut janë lodhur nga tensionet.

“Unë prapë po flas, shpresoj që çfarëdo zgjdhje, modusi, veç mos me pasë telashe. Ne mendojmë që më mirë është me bisedu, sesa me pasë telashe dhe eksese apo edhe luftë, siç po thonë disa. Ne e kemi përjetuar luftën, e aty nuk ka fitues, por humbës. Janë lodhë njerëzit. Nevojë jetike është të kthehet normaliteti, të ketë perspektivë, ashtu është gjetur zgjidhja për rrymë e për letërnjoftime, shpresoj që do të gjendet edhe kjo”- thotë Sadiku fillimisht.

Zëvendskryesusi në komunën e Mitrovicës së Veriut: Mjaft me tensione, duam qetësi – InLajmi
“Në çfarëdo mënyre, por një gjë është e sigurt: që na duhet normalitet për të gjithë. Nëse komuniteti shumicë serb bën telashe, ne do të kemi telashe me njerëzit me të cilët jetojmë. Janë të lodhur dhe kanë nevojë për paqe e zhvillim, me u marrë me tema me të cilat merret çdo qytetar normal”- deklaron zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Por cila është gjendja aktualisht në veri?

Sadiku tregon se kohëve të fundit nuk ka pasur telashe në pjesën veriore, por se zhvillimet rreth targave e lajmet për këtë temë domosdo kanë shkaktuar pak tension.

“Me dalë në qytet, është normalitet. Serbët janë me fëmijë, nuk ka naj telashe të madhe. Nuk është gjendja krejt normale, qysh duhet, sepse edhe na ndikohemi prej lajmeve, por shpresoj që nuk do të ketë trazira dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur sikur, për shembull, siç ishte puna me letërnjoftime, nuk ka pasur probleme. Edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut është qendër më urbane”- deklaron Sadiku për Nacionalen.

“Kemi pasur para disa ditëve një seancë të kuvendit dhe komuna është e sigurt sa u përket statistikave, nuk ka pasur telashe. Nuk ka pasur as probleme ndëretnike, besoj se edhe kjo do të kalohet. Janë ditët e fundit, besojmë e shpresojmë që të vijë ndonjë marrëveshje. Për nevoja të brendshme, politika po i shfrytëzon këto momentet e fundit me mendu politikisht”- thekson ai.

Paralajmërimet për bllokim të rrugëve Sadiku po i quan si tentim për konsum politik. Sipas tij, në veri ka probleme shumë më të mëdha se targat e që janë probleme të përditshme.

“Lista Serbe tenton për konsum të vetin e politik të bëjë diçka, por ma merr mendja që nuk do të vijë deri te më e keqja. Edhe pak ditë kanë mbetur, qysh është gjetur zgjidhja për kufijtë atje, do të gjendet zgjidhje edhe për targa. Ne po jetojmë në kohë të çuditshme. Në vend që me u bisedu për sigurinë në trafik, ne merremi me targa, që është edhe banale. Në emër të targave po i fshehin edhe automjetet e tjera të vjetra. Shpresoj që të zgjidhet e të merremi me tema të përditshme”- përfundoi Skënder Sadiku për Nacionalen.

Sipas vendimit të Qeverisë, që nga data 1 nëntor, të gjithë ata që kanë tabela ilegale, do të qortohen. Më pas vazhdojnë masat e tjera, si gjobat e targat provuese.

Qeveria e zbut vendimin, ShBA-ja sërish e pakënaqur

Dje, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti e prezantoi vendimin e ri rreth targave. Nuk do të ketë menjëherë konfiskim të veturave. Fillimisht qortim për serbët, pastaj gjobë, targa provuese, e nga 21 prilli konfiskim.

“Për 3 javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor, masa do të jetë e qortimit. Nga 21 nëntori, për 2 muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill, nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”- deklaroi kryeministri i vendit.

“Me këtë rast, me këtë shkallëzim e tregojmë edhe një herë seriozitetin tonë që pa dyshim ta zbatojmë vendimin që e kemi marrë, por t’u japim shansë të gjithë atyre që janë të interesuar të integrohen. Kjo është mënyra që ta zbatojnë ligjin dhe përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare sa u përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe jo vetëm”- përfundoi Albin Kurti.

Megjithatë as ky ndryshim nuk e kënaqi Amerikën. ShBA-ja, nëpërmjet një komunikate, u shpreh e zhgënjyer dhe e shqetësuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që ta zgjasë periudhën e zbatimit të vendimit për targat. Kosova ka të drejtë ta zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”- thuhet në reagimin e ShBA-së.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”- përfundon komunikata./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë