Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ka kryer master por s’gjeti punë, gruaja nga Deçani fillon të merret me bletë

30/10/2022 - 10:58
në Lajme
A A
Ka kryer master por s’gjeti punë, gruaja nga Deçani fillon të merret me bletë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jehona Abdullahu-Dabiqaj nga Prilepi i Deçanit e diplomuar në master e shkencave menaxhment dhe teknologji, në pamundësi të ishte e pranuar në njërën nga shkollat në këtë komunë për të ushtruar profesionin e saj si mësuese, ka filluar të merret me bletari.

Dabiqaj e cila merret tash e 13-të vite me bletari, tregon sfidat dhe të mirat e këtij profesioni. Ajo tha se pavarësisht që gjatë një ditë të punës ka ndodhur që të këtë rreth 80 pickime nga bletët, asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje ta braktisë këtë profesion, derisa ka treguar edhe sa fitimprurës është si punë.

Ndonëse ka pasur oferta pune nga shtetet tjera, ajo tha se i ka refuzuar, pasi ka dëshirë që fëmijët e saj të shkollohen fillimisht në Kosovë.

Dabiqaj tha se si femër nuk është e lehtë aspak të merresh me bletë, porse tha se ka pasur gjithmonë mbështetjen e bashkëshortit.

“Meqenëse dëshira ime është shumë e madhe dhe motivimi i madh për mësimdhënie dhe mësim nxënie nuk kam pasur sukses të jem e punësuar, duke i marrë parasysh kushtet ekonomike të familjes kam vazhduar me këtë biznes familjar, të cilën e kemi bletarinë të trashëguar nga familja dhe tani merrem vetëm me këtë biznes deri në momentin që do të punësohem, por asesi nuk do e lë anash biznesin e bletarisë…3:25 Si femen në bletari është shumë e vështirë sepse ne femrat i kemi edhe obligimet tjera familjare por meqenëse kam bashkëshortin krahë të djathtë dhe punojmë vazhdimisht bashkë, i përballojmë sfidat së bashku”, tha Dabiqaj.

Dabiqaj rrëfen si filloi pasioni të merret me bletari, derisa tha se e ka të trashëguar nga familja e saj e se në të ardhmen ka dëshirë që edhe fëmijët e saj ta trashëgojnë.

Ajo tregon dobitë dhe rrezikshmërinë e bletës, me të cilën tha se nëse personi është alergjik ndaj bletës mund të vijë deri të vdekja.

“Në fillim të vitit 2009 e kam pas të vështirë të merrem me bletari, sepse si vajzë e re dhe pickimi i bletarisë ishte shumë i vështirë ndaj meje, por me kalimin e kohës dhe sakrifica për familjen, atëherë u adaptova të merrem dhe lindi pasioni dhe dashuria shumë e madhe për bletën, sa sot jam këtu shumë e lumtur dhe nuk mund të jetojë pa bletë, është një dhunti shumë e madhe dhe një trashëgimi familjare të cilën dua ta lë brez edhe të fëmijët… Asnjëherë nuk kam menduar se do ta kem një ekzistencë të jetës nga bletët, sepse çdo herë kam menduar t’a përfundojë shkollën dhe të avancohem vetëm në këtë drejtim. Por, mbase kushtet dhe jeta me sfida të ndryshme, jam orientuar në bletari, në të cilën ka një rrezikshmëri të lartë, pasi varet nga kushtet klimatike por edhe nga pickimi i bletës, sepse nëse je alergjik nga pickimi i bletës atëherë mund të shkojë edhe deri te vdekja e atij personi, por ka edhe anët pozitive, nëse njeriu nuk është alergjik, atëherë vjen deri te shërimi i sëmundjes që ka ai person”, rrëfen Dabiqaj.

Ajo shtoi se nga 35 familje bletësh në vitin 2019, tani ka rreth 800. Sipas saj, profesioni i bletarisë kërkon shumë punë.

“Në vitin 2015 i kam pas 35 familje bletësh, ku unë dhe bashkëshorti im gjatë punës dhe përkushtimit shumë të madh që punojmë rregullisht, tani në vitin 2022 i kemi rreth 800 bletë, për të cilat në sezonin e punës zgjohemi në 03:00 të mëngjesit dhe vazhdojmë të punojmë deri në 00:00 pas mesnate, ndërsa jashtë sezonit zgjohem në 08:00, varësisht prej kushteve klimatike dhe proceseve të punës në bletari… Në bletari lodhja është shumë e lartë sepse gjatë sezonit të punës duhet t’i përkushtohesh me seriozitet. Nëse një bletar nuk i kushtohet me seriozitet gjatë sezonit të punës, atëherë do të mbetet pa bletë”, tha Dabiqaj.

Më tej, Dabiqaj tha se tashmë është bërë imune nga pickimi i bletëve.

“Meqenëse gjatë nxjerrjes së mjaltit kemi pickime të shumta, kemi afër rreth 80 pickimeve të bletëve brenda një dite, sepse unë nuk mundëm të punojë me dorëza siç punojnë shumica e bletarëve, duart i kam pa dorëza dhe pickimet janë shumë më të shpeshta, sepse acarimi i bletës kur e nxjerrim mjaltin është i ashpër, në këtë formë duhet t’i ballafaqohem edhe pickimit të bletës… Në fillim kur më ka pickuar një bletë, atë ditë nuk kam punuar sepse kam pas djegie të madhe dhe jam ndier shumë keq, por me kalimin e kohës dhe tash nëse më pickojnë bletët jam imune ndaj bletarisë dhe nuk e kam helmin e bletës shumë reaksion të madh ndaj duarve”, tregon Dabiqaj.

Sipas saj, bletaria është e rëndësishme për mbajtjen ekologjike të vendit, derisa shtoi se nëse një vend ka bletë sa më shumë, ai vend është shumë i pasur në të gjitha mënyrat e mundshme. Ajo është shprehur me fat që në Komunën e Deçanit kanë një numër të madh të bletarisë.

Dabiqaj bënë thirrje të rinjve të merren me këtë profesion, pasi sipas saj përveç që është punë e mirë ka edhe mjaft të ardhura në familje.

Siç tha ajo, deri tash ka refuzuar të gjitha ofertat që kishte për të migruar, derisa shtoi se dëshira e saj është që fëmijët e saj të shkollohen në Kosovë.

“Meqenëse në Kosovë është migrimi shumë i madh dhe të rinjtë nga Kosova janë duke u larguar, sidomos pjesa e rajonit të Dukagjinit, i kisha preferuar vajzave të reja dhe djemve të ri, të merren me bletari sepse është një punë shumë e mirë dhe fisnike, dhe ka fitim prurje në familje… Unë deri më tash kam pasur gjashtë oferta serioze të cilat në tri oferta ka qenë bashkëpunimi biznes me biznes me bletari, por kam pasur ofertë të shkojë edhe jashtë Kosovës për me qenë trajnerë e bletarisë, por meqenëse dëshira ime dhe amaneti i prindërve që fëmijët të më shkollohen në Kosovë, deri atëherë jam për të qëndruar në Kosovë”, theksoi Dabiqaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë