Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sadri Ramabaja mbështet vendimin e Kurtit: Targat serbe – një lloj i bombave të pista

30/10/2022 - 13:03
në Lajme
A A
Sadri Ramabaja mbështet vendimin e Kurtit: Targat serbe – një lloj i bombave të pista
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas shumë kritikave që kryeministri Kurti mori pas vendimit të ri për targat ilegale, në mbrojtje i ka dal opinionisti Sadri Ramabaja.

Ramabaja në një shkrim të Facebook tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës rreth targave de fakto mund të kuptohet si më i duhuri në këtë momentum politik, përcjell “Veriu.info”.

Krahas kësaj, ai targat serbe i ka cilësuar si një lloj i bombave të pista.

Shkrimi i plotë

Targat serbe – një lloj i bombave të pista
Pas publikimit të vendimit të ri të qeverisë sonë që ndërlidhet me çështjen e targave, respektivisht përshkallëzimin për realizimin e vendimit paraprak, para së gjithash në shenjë mirëkuptimi ndaj shqetësimeve të miqëve tanë, pati reagime nga Brukseli, por edhe nga zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadori Hill.
Vendimi i qeverisë së Kosovës rreth targave de fakto mund të kuptohet si më i duhuri në këtë momentum politik; krejtësisht në përputhje me interesat strategjike të Republikës; në akordancë edhe me interesat e partnerëve tanë real, me të cilët na lidhin interesat jetike si Komb dhe gjithësesi edhe në përputhje me interesat e miqëve tanë për rajonin.
Përshkallëzimi i realizimit të vendimit duhet vlerësuar si kundërpërgjigje taktike – më i miri i mundshëm në këto qaste decidive, kur Beogradit zyrtar, por edhe forcave paralele të “shtetit në shtet” [deep state], i duhej një alibi, si kundërveprim për t’shmangur presionin e Perendimit për pozicionim ndaj dialogut përfundimtar dhe raporteve me Rusinë.
Kjo ishte pjesa e deklaratës së ambasadorit të nderuar Christofer Hill, që më bën të reflektoj:
“Jam shumë i zhgënjyer … të shoh që çështja e energjisë vazhdon dhe vazhdon për muaj të tërë pa zgjidhje për shkak të detajeve të vogla. Ndërkohë kemi situatën në Ukrainë, dhe mund t’iu them se disa shekuj më pas se njerëzit s’do të flasin për targat e veturave në Kosovë, ata do të flasin për këtë sulm barbar të Rusisë tek fqinji dhe kjo është çështja që duhet të na shqetësoj të gjithë neve”.
Çështja e energjisë ashtu si edhe kjo e targave të veturave, janë pjesë të juridiksionit sovran, respektivisht sistemit të sigurisë së shtetit.
Serbia duke qenë shteti mik i Rusisë, respektivisht vasali i saj që nga themelimi, sa për rikujtesë, pasi kishte realizuar objektivin e saj për zgjerim në jug (kishte pushtuar Toplicën -1878 dhe Kosovën e Sanxhakun e Novipazarit – 1913), ishte orjentuar për zgjerim në perendim – drejt Bosnjës. Atentati ndaj Princ Ferdinandit (1914) ishte shkasi për fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Një shekull më vonë ne mësojmë se ai ishte thjeshtë vetëm shkas, por që do të shfrytëzohet nga Serbia për zgjerim, madje tej projektit të saj zanafillor. Jugosllavia që do të krijohej (1918) do të shndërrohet në një Serbi të zgjeruar.
Ashtu si lufta në Ukrainë dhe shfrytëzimi i presionit të Rusisë ndaj Perendimit, fillimisht përmes armëve atomike, ndërkaq së fundmi përmes bombave të ashtuquajtura të pista, edhe kërcnimi i Beogradit rreth targave – një trajtë e “bombës së pistë”, duhet të jetë pjesë e shqetësimeve të demokracive perendimore, e mbi të gjitha e ambasadorit të respektuar të SHBA-ve – aleatit tonë kryesor në procesin e pavarësimit dhe ndërtimit të Republikës.
Serbia nuk shkëputet dot nga pozicioni i vasalit të Rusisë, duke viktimizuar tutje shqiptarët, përmes zëvendësimit të Jugosllavisë me “Ballkanin e hapur”, duke gjetur njëmijë e një arsye për shtyrjen e afatit të integrimit të Shqipërisë në BE, respektivisht duke tumirë axhendën e Beogradit në raport me veriun e Kosovës…
Këtë sjelle të Perendimit ndaj Serbisë, sidomos pas qëndrimit të saj ndaj agresionit rus në Ukrainë, me theks pas nënshkrimit të marrëveshjes për koordinim të politikave të jashtme me Rusinë në selinë e OKB-së në Nju Jork, është vështirë ta kuptosh bazuar vetëm në gjykimin racional politik.
Thellimi i bashkëpunimit nga pozicioni i partneritetit para së gjithash me SHBA-të, me synim integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO, është e mbetet interes gjeostrategjik dhe jetik për Kosovën, por edhe për Kombin shqiptar. Këtë fakt, jam i bindur se e ka parasysh edhe ambasadori i nderuar Christopher Hill, sa edhe Brukseli zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë