Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve të LVV-së, dhe një nga njerëzit e besuar të kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar lëshimin pak “pe” të Qeverisë në lidhjem e targat ilegale serbe në Kosovë.
Për Mihalin Qeveria Kurti “as nuk ka dështuar, e as nuk është tërhequr”.
Madje, njeriu i fort brenda LVV-së ka pasur edhe kritika për ish-qeveritë e udhëhequra nga partitë opozitare. Ajo ka thënë se marrëveshjet që i nënshkruan ata janë të dëmshme, dhe në vend se të kërkojnë falje, sipas Mihalit, ata po lëshojnë çdo orë “nga një parullë frikacakësh”.
Postimi i plotë i Mihalit:
Marrëveshjet që na lanë trashëgim me Serbinë janë jo vetëm të dëmshme por tashmë shumë prej tyre dhe të vjetëruara.
Në vend se të kërkojnë falje publike për çfarë kanë bërë dhe të mbështesin pozicionimin shtetëror karshi Serbisë të Qeverisë së Kosovës aktualisht, çdo orë e lëshojnë nga një parrullë frikacakësh.
Nganjëherë asnjë shpjegim nuk e mund fabulën popullore – stan me lepura nuk ka.
As nuk ka dështuar qeveria për targat ilegale, As nuk është tërhequr,
As na ka “prishur” me faktorin ndërkombëtar, As nuk është skenari i njëjtë me çfarë mban horizonti juaj i ngushtë i mendimit dhe veprimit.
Po të ishte se donin njerëzit në Kosovë të vijonin me lëshimin pe ndaj Serbisë, do të ishit ende në pushtet ju, jo Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! me aleatët./Nacionale













