Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ankohet “vëllai” biznesmen nga Shqipëria: Kosova nuk blen më tek ne, por në Serbi

31/10/2022 - 21:07
në Lajme
A A
Ankohet “vëllai” biznesmen nga Shqipëria: Kosova nuk blen më tek ne, por në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prodhuesi i tullave në Shqipëri është ankuar se Kosova nuk blen mënga Shqipëria, por në Serbi.

“Kosova nuk po tërheq asnjë tullë më. Kosova ka 40% në fabrikën tonë, 60% kemi tregun e brendshëm. Edhe ata prodhojnë tulla si ne, por më përpara ne kishim cilësinë dhe çmimin, tani mbas rritjes se lëndëve të para të prodhimit të tullës, sigurisht që ata kanë gjet treg në Serbi.”- tha Viktor Nikolli, administrator i fabrikës së tullave”, tha ai.

Deri para një viti administratori i njërës prej fabrikave të tullave në Fushë Krujë thotë se rritja e kostove të prodhimit të tullave ka mbajtur larg blerësit.

Edhe pse në janar në 2022 fabrika e tij ka konsumuar më pak energji se janari i një viti të mëparshëm, rritja e çmimit të energjisë nga 11 lekë për kilovat në 18 lekë, ka bërë që Viktori të paguaj 38 milion lekë më tepër.

“Mjafton tu japë vetëm një fakt dhe marrim dy vite t’i krahasojmë. Në janar të 2021 fatura e dritave ka qenë 72 milion lekë të vjetra, në janar të 2022 fatura e dritave ka qenë 110 milion lekë të vjetra. Pra është një diferencë shumë e madhe ne na ka groposur.”- tha Viktor Nikolli, administrator i fabrikës së tullave.

Nëse për energjinë Viktori po paguan 40% më tepër, për naftën dhe qymyrin ai duhet të paguaj dyfishin. Këto shifra ndikuan që të ulej prodhimi, pasi prej një viti tregtarët nga Kosova nuk blejnë më tullat e prodhuara nga Shqipëria.

Para se të jetë shumë vonë, Viktori thotë se zgjidhja gjendet tek dashamirësia që qeveria ka ndaj biznesit.

” Për biznesin e madh ka mbi një vit qe na është thënë do dilni në treg të lirë, në këtë kohë krize duhet një çmim më i arsyeshëm se kaq.”- tha Viktor Nikolli, administrator i fabrikës së tullave.

Bilanci muajit tetor në këtë fabrikë tullash duhet të ishte mbyllur me 10 mijë 500 ton tulla të prodhuar, por kjo shifër u shënuar në vitin 2021, ndërsa në 2022 çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse ka bërë që për këtë muaj të mos prodhohet asnjë tullë, siç e shikoni furra është e fikur dhe në këtë gjendje është prej 5 muajsh. 70 punëtorët e kësaj fabrike duhet të ishin duke punuar për prodhimin e tullave, por sot ata janë duke mbledhur ullinjtë që janë në fabrikë. Nëse çmimi i energjisë elektrike nuk pëson rënie atëherë fabrika rrezikon të mbyllet, dhe punonjësit të largohen përgjithnjë nga Shqipëria. /Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë