
Ish kryetari i Mitrovicës ka reaguar pas rastit të së moshuarës që u rrah nga një infermiere në Pejë.
Bahtiri u shpreh i thyer emocionalisht nga ky rast duke theksuar se ishte shqetësues fakti që një ngjarje e tillë kaq e shëmtuar të tallej nga stafi.
Postimi i plotë:
Më shqetësoi jashtëzakonisht shumë rasi i dhunimit fizik të gruas së moshuar në Pejë. Duke shikuar videon, jam thyer shumë emocionalisht dhe mbushur plotë mllef.
Infermierja që godiste dhe njëkohësisht tallej me nënën e dëshmorit, duhet të marrë dënimin e merituar me gjithë fuqinë e ligjit. Në shoqërinë tonë, dhe në asnjë shoqëri tjetër, nuk duhet të ketë tolerime për raste të tilla apo të ngjashme.
Sa është bizar dhe i denueshëm veprimi i infermieres kryeprotagoniste, aq bizar është edhe veprimi i atyre që talleshin derisa incizonin rrahjen.
Secila nënë, e veçanërisht nënat e dëshmorëve, duhet të kenë trajtim deri në përulësi nga secili prej neve e veçanërisht nga punëtorët shëndetësor që janë të thirrur dhe paguhen për kujdesin ndaj tyre.
Humanisti Halil Kastrati edhe sot tregoj madhështinë e veprave të tij humane, duke i ofruar kujdes nënës së dëshmorit Taulant Nura në shtëpinë e të moshuarve që menaxhohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
AB











