
Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.
Veriu.info mëson se viktimat janë M. Pllana dhe Sh. Pllana.
“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Veriu.info.
Zahiti ka treguar se njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.
Foto: Ilustrim












