Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, pas kthimit nga Berlini, nga aeroporti shkon në Prishtina Music Conference

04/11/2022 - 23:54
në Lajme
A A
Kurti, pas kthimit nga Berlini, nga aeroporti shkon në Prishtina Music Conference
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, menjëherë pas kthimit nga Berlini, ka shkuar në Prishtina Music Conference.

“Pas rifillimit të Procesit të Berlinit, unë prej aeroportit erdha këtu, në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, për shkak se edhe politika është art, por për këtë mbase në një konferencë tjetër”.

“Një lloj organizimi si ky i sotmi është i domosdoshëm për muzikën, si art por edhe si industri, dhe për zhvillimin e rrjetëzimit të skenës sonë me botën. Më vjen shumë mirë që kjo iniciativë e juaja, me vlerë të madhe për vendin tonë, i ka mbledhur profesionistët e të gjitha fushave, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera, të cilët na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, por gjithashtu edhe me kontributin në vendin tonë për muzikën mbarë”.

“Muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri. Krahas kësaj është edhe publiku cilësor muzikor, e artisti gjendet në tehun, ku me punën e tij ose saj duhet të mbijetojë, por edhe të mos e tradhëtoj artin e tij ose saj. Pra duhet të bëhet disi e mundshme që të mbijetosh pa tradhtuar”.

Shefi i qeverisë tha se “muzika e Kosovës, ndër të tjera, e ka një fuqi të madhe diplomatike”.

“Këtë e ndeshim gjithandej kur takojmë të tjerët, sepse nuk ka njeri që dëgjon sadopak sot muzikë e nuk e njeh Dua Lipën e Rita Orën, Bebe Rexhën e Action Bronson, Ramë Lahajn, Elina Dunin, Ilir Bajrin, Shkelzen Dolin, e mund të vazhdoj me numërim edhe shumë gjatë, por nuk do të qëndrojmë këtu në foltore, sepse të gjithë jemi bashkë për t’i ndjekur ata që pasojnë pas meje në këtë mbrëmje shumë të këndshme”

“Teoricienti gjerman Theodor Adorno nga Shkolla e Frankfurtit e ka një koncept interesant mbi atë që ai e quan ndotja e mendjes. Pra nuk është vetëm ndotja e ujit, e ajrit, e tokës, por është edhe ndotja e mendjes. Me zhvillimin e teknologjisë, vija melodike përcaktohet nga “artitifical inteligence” gjithnjë e më shumë, dhe sot nuk kemi as imagjinatë për realitetin që do të pasojë pas fare pak viteve në këtë aspekt”.

“Tinguj e rima që përseriten duke e krijuar konceptin e ri “catchy”, pra që të fiksohet në mendje, edhe gjithnjë e më pak durim, për të degjuar le të themi një minutë vijë melodike, për shembull “Ëish you ëere here” e Pink Floyd-it. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar, mirëpo edhe vlerat duhet ruajtur. Por unë nuk besoj që zgjidhje jep as nostaligjia dhe as melankolia. Nostaligja dhe melankolia janë natyrisht gjithmonë bashkudhëtarë të njeriut, por nuk janë zgjidhja”.

Kurti deklaroi se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë.

“Qeveria është e angazhuar dhe po përmbush sektorët mungues, duke përfshirë themelimin dhe funksionalizimin e Operës së Kosovës, të cilët sonte janë duke mbajtur koncertin e tyre të radhës, e që së shpejti do t’ua bëjmë edhe shtëpinë e tyre, Teatrin e Operës”.

“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë”.

Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës nga fillimi i mandatit ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operas Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera.

“Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet e në vitet e ardhshme, do të vazhdojmë të mbështesim iniciativat që i sjellin vlerë dhe mirëqenie popullit të Kosovës. Pra me sa më pak ndotje të mendjes, e me sa më shumë jetë të mirë, e cila natyrisht nuk është veçse materiale, por edhe intelektuale, shpirtërore e emocionale”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë