Sot policët serbë në veri të vendit kanë dorëzuar uniformat e policisë së Kosovës si rrjedhojë vendimit të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta në spektrin politik vendor ndërkombëtar.
Por sa policë serbë kanë dorëzuar uniformat ende nuk dihet.
Gazeta Online Veriu.info ka tentuar të kontaktojë ministrin Sveçla dhe zëvendëskomandantin e Policisë për veri, Besim Hotin, por as njëri e as tjetri nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike e as mesazheve të redaksisë.
Veriu.info ka dashur të mësojë nëse kanë dorëzuar uniformat të gjithë policët serbë apo vetëm disa prej tyre.
Veriu.info do t’iu mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet në veri të vendit.











