Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari Baze për Kurtin: Duke u konfrontu me Perëndimin, e ka të humbur veriun dhe betejën e tij për Kosovën

06/11/2022 - 22:57
në Lajme
A A
Gazetari Baze për Kurtin: Duke u konfrontu me Perëndimin, e ka të humbur veriun dhe betejën e tij për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një shkrim të gjatë për situatën në veri të vendit dhe tensionet në atë pjesë të Kosovë, gazetari nga Shqipëria Mero Baze ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimet e tij karshi kësaj situate.

Baze madje thotë se kryeministri kosovar, me këto veprime e ka humbur edhe atë pjesë të Kosovës si dhe betejën për të.

Shkrimi i plotë:

Serbët në veri të Kosovës kanë deklaruar se po nisin procesin e bojkotimit të institucioneve të Kosovës ku përfaqësohen, që nga parlamenti dhe qeveria dhe deri në sistemin e drejtësisë, policisë dhe administratën lokale. Në thelb përpjekja e tyre është të imitojnë lëvizjen e shqiptarëve pas vitit 1989, kur Serbia fshiu autonominë që gëzonte Kosova dhe ua bëri të pamundur bashkëjetesën me ta.

Në fakt ,asgjë e përbashkët nuk ekziston mes asaj që bën shqiptarët dhe arsyet që ata patën dhe kësaj që po bëjnë serbët në veri. Shqiptarëve ju mor dhe ajo autonomi që patën në mars të vitit 1989 dhe një vit më vonë në Qershor 1990, e fshinë dhe atë që lanë një vit më parë, duke shkrirë qeverinë e Kosovës dhe parlamentin e saj, duke mbyllur gazetat radiotelevizionin dhe duke nxjerrë shqiptarët nga administrata.

Vendimi i shqiptarëve për tu vetorganizuar politikisht ishte një vendim që bazohej tek fryma perëndimore, tek demokracia, dhe respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve. Në vitin 1990 shqiptaret në Kosovë, u organizuan si një shoqëri bazuar në vlera perëndimore, që u takonte liria politike, liria e shtypit, liria ekonomike dhe e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Ata nuk u organizuan në banda nacionaliste, por në organizata properëndimore, parti politike dhe një sistem paralel bazuar në vlerat e perëndimit.

Armiku më i madh i Serbisë në vitin 1990, ishte demokracia, pasi ajo rrezikonte sistemin autoritar të Slobodan Milosheviçit që po forcohej në Serbi dhe i hiqte nga duart Kosovën. Ky ishte dhe gjenialiteti historik i Ibrahim Rugovës, i cili vendosi që në betejën e shqiptarëve, të bënte aleat perëndimin dhe ta bazonte luftën e tij mbi vlerat e perëndimit.

Falë kësaj beteje, dhe kësaj qasje, Kosova nga një krahinë e panjohur në perëndim që kishte imazh krejt të kundërt me imazhin e mirë të ish-Jugosllavisë, u kthye pak nga pak në një territor ku luftohej për vlerat e perëndimit, duke shmangur përplasjen e parë, duke shmangur luftën dhe duke pritur momentin kur Perëndimi u bë zëdhënës i saj dhe bashkë me rezistencën e shqiptarëve organizuar përmes UÇK, ja dolën të fitonin lirinë, si projekt perëndimor.

Kjo që po ndodh me serbët në veri, nuk ka asnjë rrethanë të përbashkët me atë që bënë shqiptarët, por ka një qasje të rrezikshme për shqiptarët të cilët duhet ta kalojnë si perëndimorë.

Kosova është e “dënuar” të jetë ose shtet demokratik pro-perëndimor, ose të mos ekzistojë. Kosova nuk ekziston dot si shtet militar, si shtet liderësh të fortë, apo akoma më keq si shtet i drejtuar nga lider nacionalist.

Këtë “mallkim” që në fakt është bekim, e ka nga arsyeja përse është bërë shtet. Ajo është bërë shtet ngaqë në Serbi sundoi një nacionalist i çmendur që i vuri zjarrin Ballkanit për egon e tij për pushtet. Ai i dha të gjitha arsyet Kosovës, e cila kishte zgjedhur të besonte tek vlerat perëndimore, që më në fund të fitonte të drejtat e saj.

Albin Kurti tani gjendet para rrezikut të perceptimit si “lider i fortë” që kërkon të diktojë axhendën e tij politike, duke përdorur konfliktin me serbët në veri të Kosovës duke dëshmuar një qasje antiperëndimore. Ai po shpërfill vërejtjet, pastaj paralajmërimet dhe më në fund nervozizmin e Bashkimit Evropian dhe SHBA për këtë çështje, duke humbur prioritetet e politikës së tij qeverisëse. Nëse ai klasifikohet si antiperëndimor, dhe izolohet nga shumë faktorët perëndimorë në këtë betejë, ekziston rreziku, që qasja e tij antiperëndimore të paraqitet si mungesë vlerash perëndimore në të drejtat e serbëve në veri, ç’ka nuk është e vërtetë. Por mund të jetë një betejë e humbur keq, dhe shumë rëndë, për një arsye që nuk do t’ia vlente.

Chris Hill, ambasadori i SHBA në Beograd, është njeriu që ka negociuar së paku për dy vite, 1998 -1999, gjithë krizën mes Kosovës dhe Serbisë, që u kthye në problem ndërkombëtar. Nuk ka lënë fshat të Kosovës pa shkuar, dhe ecejake nga zyra e Ibrahim Rugovës tek ajo e Slobodan Milosheviçit. Ai e di mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për Kosovën. Dhe kur ai është nervoz me Kosovën, është pak nervoz dhe me historinë e jetës së tij.

Ndaj zgjuarsia e një lideri, në këtë rast kryeministrit të Kosovës është t’i shmangë betejat që kanë çmim të lartë dhe nuk janë prioritet i Kosovës. Bota sot ka prioritet paqen në Ukrainë në fillim të një dimri të egër dhe flet dita ditës për rrezik bërthamor. Merreni me mend sa nerva dhe kohë mund të ketë presidenti i SHBA apo ai i Bashkimit Evropian që një kryeministër i Kosovës t’i shpjegojë me detaje punën e targave në veri, duke i shpjeguar se ato me RKS janë të vjetra e këto me harta të Kosovës janë të reja.

As 2 sekonda nuk i bind dot t’i dëgjosh.

Ndaj ekziston rreziku që ajo që mbetet nga beteja e Kurtit, të jetë konflikti i tij me perëndimin në këtë çështje dhe ajo që mbetet nga retorika e Serbisë do të jenë të drejtat themelore të njeriut të serbëve. Nëse vendoset çështja në këtë kontekst, Albin Kurti e ka të humbur dhe veriun dhe betejën e tij për Kosovën.

Nga ana tjetër, nëse të gjithë këtë e bën që të viktimizohet dhe të largohet nga pushteti me ndjesinë e “heroit” që nuk ju përkul presionit të Perëndimit për të drejtat e serbëve, ngaqë nuk ka guximin e duhur për tu përballur me këtë problem, brenda standardeve perëndimore do të ishte dhe më e rëndë.

Pasi siç e theksova, Kosova nuk ka nevojë për një hero antiperëndimor, por për dikë që është realisht perëndimor në mënyrën si qeverisë Kosovën dhe ruan aleancën me perëndimin për të ruajtur Kosovën. Jo karrigen e vet!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë