
Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj mesazheve diplomatike nga BE dhe Washingtoni.
Sipas, Sylës kryeministri ka hyrë në Aventura izolacioniste.
“Me sa duket, Kurti sikur Vucici po e saboton Veriun njejtë me çka është arritë për 10 vjet, për mos ta pranuar asociacionin me dëshirë për ta mbajtur pushtetin, duke mos lejuar zgjidhje”, shkroi ndër të tjera Syla në Facebook, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Albin Kurti ose ska intelegjencë emocionale me i kuptu mesazhet diplomatike nga BE dhe Ëashingtoni, ose ka hy në aventura izolacioniste.
Me sa duket, Kurti sikur Vucici po e saboton Veriun njejtë me çka është arritë për 10 vjet, për mos ta pranuar asociacionin me dëshirë për ta mbajtur pushtetin, duke mos lejuar zgjidhje.
Me këtë rrugë ai po e shantazhon opozitën me ‘patriotizëm patetik e popullist’ për tu harruar dhe anashkaluar nga mendja e publikut paaftësia dhe dështimet në qeverisjen e tij në secilën sferë të jetës në Kosovë.
Ma lehtë e ka mu sha me serbë kishe po bon diçka se sa me fol për ministrat e vet që qe 2 vjet nuk bënë asgjë dhe nuk po shihet në horizont diku, ndonjë punë e mirë që kanë me nisë.












