Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkëlzen Maliqi: Kurti po luan “politikë të rrezikshme”

08/11/2022 - 18:40
në Kryesore, Lajme
A A
Shkëlzen Maliqi: Kurti po luan “politikë të rrezikshme”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas analistit me përvojë, Shkëlzen Maliqit, kryeministri Albin Kurti po luan me “politikë të rrezikshme” dhe se nuk është i sigurt që Perëndimi e ka situatën nën kontroll.

Ai ka thënë se veprimet e Kurtit po ndihmojnë në përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës në periudhën kur përpjekjet e ShBA-ve dhe BE-së janë intensifikuar për gjetjen e një zgjidhjeje në bazë të planit franko-gjerman.

Në një prononcim për Kosovo-Online, ai ka thënë se “duhet të merren vendime të rëndësishme”.

“Presioni është edhe te Kurti edhe t e Vuçiqi që të ulin topin dhe të qetësojnë situatën dhe të vazhdojnë procesin e dialogut. Nëse kjo është e mundur, nuk e di në këtë moment. Na pret një periudhë e vështirë…” – tha Maliqi.

Sipas z. Maliqi, Kurti nuk i ka dëgjuar kërkesat e Washingtonit dhe Brukselit për shtyrjen e afatit për riregjistrim të procesit të dialogut. Ai po tërhiqet disi, por jo plotësisht.

Çka tha Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë e ka konfirmuar ekzistencën e planit franko-gjerman dhe për më tepër ka ndarë me popullin edhe disa përshtypje të përgjithshme. Cilat ishin ato përshtypje?

Kryeministri i Kosovës në mënyrë direkte e ka pranuar ekzistencën e planit franko-gjerman për herë të parë, duke folur – megjithëse përgjithësisht – gjerë e gjatë për të.

Ai u shpreh se tensionet e reja në veri që rezultuan me dorëheqjet masive të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës ishin rrjedhojë e përpjekjeve që Serbia ta kundërshtonte atë plan, por që këtë kundërshtim ta bënte në formë të maskuar.

“Unë e thashë shumë qartë se qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin. Por, për ta maskuar refuzimin e planit. Ata e kanë refuzuar planin. Por, duan ta maskojnë refuzimin. Ata po i bëjnë këto drama për këtë çështje.”

Në lidhje me këtë çështje, gazeta Nacionale kishte raportuar qysh dje ndërkohë që opinionistë të ndryshëm shqiptarë e serbë kishin dhënë paralajmërimet e tyre.

Mendimi i Kurtit për planin franko-gjerman

Kryeministri i vendit u pyet nëse e përkrahte këtë plan dhe përgjigja e tij në këtë çështje nuk ishte krejtësisht e qartë.

“Ne e kemi parë si hap në drejtimin e duhur meqenëse konceptet që aty përdoren janë vlera. Për dallim nga herët e kaluara, konceptet janë të duhura. Domethënë, tash nuk jemi te ajo. Tash jemi te vlerat. Dhe unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur.”

Këtë vlerësim e kishte bërë edhe në samitin e Berlinit më 3 nëntor derisa po fliste për kornizën e përgjithshme.

Ai shpjegoi edhe një pjesë të procesit që çoi deri te plani franko-gjerman. Sipas kryeministrit, gjithçka nisi më 18 gusht në Bruksel, kur ishte diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.

“Unë jam i bindur që deri më datën 18 gusht, nuk kemi pasur dialog për marrëveshje. Kemi pasur dialog për proces të vazhdueshëm, dakordime të vogla, koncesione, dialog për dialog (nganjëherë) por më 18 gusht pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Dhe më 9 shtator, patën ardhë në zyren time këtu përfaqësuesit e kancelarit Scholz dhe presidentit francez.”

Por, Kurti ka pasur edhe vërejtje për planin franko-gjerman.

“…ata kanë sjellur përmbledhje të ideve, të modeleve, të cilat unë nuk i kam refuzuar por kam thënë se janë bazë e mirë. I kam vërejtjet e mia, jua kam thënë edhe atyre. Por, unë nuk e kam kundërshtuar,”

Kurti u shpreh edhe se plani franko-gjerman ka mbështetjen e Brukselit dhe të Washingtonit.

Por, pse targat?

Kurti tha në mënyrë eksplicite se ajo që po ndodhte nuk kishte të bënte me targat e as me Asociacionin.

Serbia e kishte përdorur pikërisht një arsyetim të tillë (që rezultoi më pas në vendimin për suspendimin e drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq).

Sidoqoftë, Kurti nuk tregoi pse po i jepte/i kishte dhënë Serbisë telashet që u krijuan aktualisht për të penguar diskutimet mbi planin franko-gjerman.

Kujtojmë se Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur “i shqetësuar dhe i zhgënjyer” me Qeverinë e Kosovës për mos-shtyrjen e vendimit për targa, ndërkohë opozitari Ramush Haradinaj e ka akuzuar se po e ndihmonte Serbinë në përpjekjen për të penguar këtë plan.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë