Një veturë, që mbante targat e Republikës së Kosovës, në Zveçan është djegur.
Vetura ishte nën pronësinë e një gruaje serbe që jetonte në këtë komunë. Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën organet e rendit.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore”, njoftojnë nga policia.
Banorët e kësaj pjese nuk kanë ndonjë informacion se kujt i përket makina.
Kjo është vetura e dytë që është djegur në ketë komunë prej kur ka hyrë në fuqi zbatimi i vendimit për qortimin e vozitësve që drejtojnë automjete me targa ilegale.













