Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është parë sot teksa ec në shtegun e Parkut të Gërmisë në Prishtinë.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga truprojat dhe nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.
Një aktivitet i tillë fizik i presidentes Osmani vjen pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka pasur para disa ditësh në një institucion privat shëndetësor, ku me rekomandim të mjekut ka hequr tëmthin.
“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, kishin njoftuar nga Presidenca.
Presidentja Osmani kohë më parë i ishte nënshtruar edhe një operacioni në shtetin turk.














