Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive në AP: Propozimi tre-pikësh i ndërkombëtarëve për dalje nga situata aktuale në Veri – kështu vazhdohet tutje

09/11/2022 - 13:56
në Kryesore, Lajme
A A
Japin dorëheqje edhe zyrtarët komunal në veri, të ngarkuar për zgjedhje komunale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Meqë Qeveria e Kosovës dhe Lista Serbe, e direktuar nga Beogradi zyrtar, nuk kanë një përgjigje për situatën aktuale, kur serbët e Kosovës kanë daluar nga institucionet, nga të gjitha nivelet dhe Kosova ka mbetur pa katër kryetarë komunash, afër 600 policë, pa gjyqtarë në pjesën veriore dhe me vakum në disa sektorë të tjerë në komunat me shumicë serbe, ndërkombëtarët sërish kanë ardhur me një propozim të ndarë në tri pika, për zhbllokim të situatës.

Albanian Post e ka parë propozimin me pikat dhe synimet e tij.

Pika e parë e propozimit ndërkombëtar për të dalur nga kriza aktuale është që “të dyja palët duhet ta konfirmojnë përkushtimin e tyre për planin Franko-gjerman dhe të dyja palët të kthehen në negociata”.

Në pikën dy bëhet një kërkesë eksplicite për qeverinë e Serbisë.

“Serbia pajtohet se kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet vetëm përbrenda tërësisë së planit Franko-gjerman – pra, si pjesë e strukturës së përgjithshme të planit”, thuhet në propozimin ndërkombëtar në të cilin ka pasur qasje AP.

Pika e tretë është një tjetër kërkesë, por për Kosovën.

“Kosova pajtohet që të zbusë masat në raport me çështjen e targave”, pohon propozimi.

Synim i këtyre tri pikave në formë të kërkesave nga ndërkombëtarët është qetësimi i situatës në terren, kthimi i normalitetit dhe krijimi i mundësisë për vazhdim të dialogut në Bruksel.

“Kjo duhet të formojë bazën për rikthim në dialog dhe rikthimin gradual të serbëve në institucione”, pohohet në propozim.

Si erdhi deri te propozimi?

Duket paradoksale, por Qeveria e Kosovës e do Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda Marrëveshjes së Përgjithshme, e cila brenda qarkut tashmë njihet si Marrëveshja Bazë, ndërsa Serbia nuk e do Asociacionin brenda marrëveshjes.

Por, Serbia e bën këtë refuzim pikërisht, sepse do zbatim të Asociacionit jashtë marrëveshjes, e vetëm pastaj të diskutohet mbi propozimin, duke kërkuar një koncesion tjetër.

Kosova e ka pranuar Asociacionin, por brenda marrëveshjes, në mënyrë që të nënkuptohet si lëshimi që po e bën Kosova në propozimin franko-gjerman.

Ky dualitet ka çuar edhe në bllokim të situatës në Veri, ku Kurti vendosi të zbatojë në mënyrë të sekuencuar vendimin për targat – qortim, gjobitje, tabela provuese.

Serbia e përdori këtë vendim si shkasi për të bllokuar bisedimet, duke udhëzuar Listën Serbe që të lëshojë institucionet e Kosovës, çka nënkupton rrëzim të tërësishëm të gjithë procesit dialogues në Bruksel dhe praktikisht zhbërje të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri në këtë fazë.

Frika e kësaj lëvizje të parashikuar nga Serbia, kishte obliguar komunitetin ndërkombëtar që të kërkonte nga Kurti shtyrje të vendimit, përkundër se publikisht do ta pranonin se Kosova ka të drejtë në zbatim.

AP kupton gjithashtu se Kurti kishte pranuar shtyrjen pas kërkesave të disahershme të ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve.

Madje kishte pasur dakordësim që shtyrja të bëhej në formë të qortimeve verbale nga Policia e Kosovës për përdoruesit e makinave me tabela ilegale.

Gjithçka dukej në rregull, deri ditën kur Kurti do shpallte vendimin për shtyrje të zbatimit përmes sekuencimit.

Ndërkombëtarët ishin befasuar nga deklarimi i kryeministrit të Kosovës, sepse shtyrja po ndodhte, por jo siç ishte dakordimi paraprak.

Brenda vendimit për shkallëzim ishte futur edhe një pikë për të cilën nuk kishin dijeni ndërkombëtarët – gjoba.

Albanian Post kupton se sekuenca e gjobës ishte ideuar, propozuar dhe në fund bërë pjesë e vendimit, nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Propozimin e vartësit të tij e kishte pranuar Kurti, me idenë se kështu do argumentohej më mirë në publik linja se qeveria nuk po heq dorë nga zbatimi i ligjit, vetëm se po e kategorizon vendimin në tri faza të ndryshme.

I papartishëm ishte gjithashtu afati i shtyrjes. Derisa ishin kërkuar 10 muaj, shtyrja deri me 21 prill përbënte diçka më shumë se gjashtë muaj.

Befasia e ndërkombëtarëve me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe mos njoftimin për ndryshimet çoi edhe në reagimet e ashpra të Departamentit Amerikan të shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhej se “SHBA-të janë të shqetësuara dhe të brengosura me vendimin e Qeverisë së Kosovës”.

Komunikatë që u përcoll nga Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit dhe më pas u ri-konfirmua edhe nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Edward “Ned” Price.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë