Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dorëheqjet në veri/Qytetarët që marrin skema sociale mund të mbesin pa to

09/11/2022 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
SKANDALOZE: Serbia tenton fshehtas instalimin e kamerave kineze të gjurmimit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga e shtuna pjesa e Mitrovicës Veriore është kthyer në, jo normalitet.

Kjo, për shkak se që nga kjo ditë zyrtarët serbë kanë filluar të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Dorëheqja e tyre është bërë për shkak që kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Mobilizimi i serbëve ka shkuar deri në atë masë saqë edhe punëtorët e administratës e kanë lënë punën.

Si pasojë e kësaj, tashmë në atë pjesë kanë filluar që qytetarët të përballen edhe me probleme.

Lajmin, për Front Online e ka bëtë të ditur, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku.

Sadiku, ka treguar një rast të një qytetareje e cila mund të mbes pa ndihmë sociale, për shkak të dorëheqjeve që kanë ndodhur nga institucionet.

“Dje një qytetareje i ka kaluar afati për ndihmë sociale, punëtorja sociale i ka thënë hajde të hënën me dokumente të kompletuara, pra punëtorja sociale që është në kompetencë të komunës së Mitrovicës Veriore në komunë i ka thënë hajde të nesërmen dje u shkua edhe i ka thënë jo, Zoti të ndihmoftë ne e kemi kry punën dhe kemi dhënë dorëheqje. Pra, të gjithë ata që marrin ndihma sociale rrezikohen pa ato ndihma, kjo qytetare për të cilën po flas është e sëmurë dhe ndihmat i harxhon për ilaçe dhe ishte traumatizuar”, ka thënë Sadiku për Front Online.

Sipas tij, situata e sigurisë në pjesën veriore është e qetë, duke thënë se shpreson se do të ruhet edhe më tutje qetësia.

Sadiku ka thënë se qytetarët në këtë komunë janë të lodhur nga ngjarjet e mëdha dhe krejt çfarë duan është normalitet.

“Jemi lodhur me viktima dhe heronj, dhe shpresoj se së fundmi është koha e normalitetit dhe duam të jetojmë dhe të trajtohemi barabartë dhe të kemi të ardhme edhe për fëmijët tonë sikurse të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Deri sa, ka shtuar se Evropës nuk i duhet ballkan i trazuar, por se thotë se fati i Kosovës është në fatkeqësinë e popullit ukrainas.

“Fati i Kosovës është në fatkeqësinë e popullit ukrainas dhe edhe këtu i kanë përshpejtua gjërat. Nuk i duhet Evropës ballkan i trazuar, por i duhet qetësi, paqe dhe ajo shkon në favor edhe të gjitha të komuniteteve në komunat veriore të Mitrovicës”, ka shtuar Sadiku, për Front Online.

Ai, ka treguar se vazhdimisht po takohet me qytetarët nga të cilët po kërkon që të ketë normalitet dhe se kjo kohë të kalohet pa telashe.

Pjesëtarët e komunitetit serb, që jetojnë në anën jugore të Lumit Ibër, marrin pjesë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës qysh pas luftës më 1999. Serbët e veriut u bënë pjesë e tyre më 2014, pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 2013. Kjo marrëveshje i integroi ata në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit, si dhe në fushën e drejtësisë dhe sigurisë./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë