Deputetët te Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Ashtu si deputetët edhe zyrtarë të tjerë serbë në institucionet në veri të vendit dhanë dorëheqje.
Dorëheqjet vinë, sic thonë ata, si shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëvshjen për targat.
Lidhur me situatën e krijuar në veri, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia do të dështojë ta destabilizojë Kosovën, derisa tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët.
Për veprimet e Kurtit karshi situatës në veri, ka reaguar ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë për Front Online se kryeministri ka krijuar një pasiguri juridike.
Sipas Hazirit, moskoordinimi me aleatët ka bërë që të krijohet një zbrazëti menaxhimi.
“Tashmë ka bojkot të përfaqësuesve të komunitetit serb, qofshin ata të zgjedhurit politikë, ata në administratë apo në institucionet e drejtësisë. Veprimet e kryeministrit Albin Kurti karshi situatës dhe mos koordinimi me aleatët ka bërë që të jemi në fazën e bojkotit dhe është krijuar një zbrazëti në menaxhimin jo vetëm të territorit, por jetës së përditshme. Ka pa siguri juridike. Kjo është më e rënda”, tha Haziri për Front Online.
Ish-negociatori për dialogun tha se Qeveria duhet t’i zgjidh problemet me dialog.
Sipas tij, situata në vëri duhet të menaxhohet me masa politike.
”Qeveria nuk arriti me parandaluar bojkotin. Tash duhet menaxhuar shtrirjen e ligjshmërisë me masa politike duke mos lejuar që aparati i dhunës dhe i forcës të dalin para dialogut. Me dialog të zgjidhen problemet”, tha Haziri.
AI tha se Kosova duhet t’i ruaj raportet me aleatët.
Sipas Hazirit, Qeveria në pushtet me veprimet e fundit iu ka shkaktuar ‘nervoz’ BE-së dhe Amerikës.
“Nuk po flasim për mosdëgjim apo lojalitet në partneritet. Po flasim për efektet e vendimeve. Këto efekte mund të shkaktojnë nervoz dhe pakënaqësi te aleatët, por marrëdhënia është më e shenjtë, marrëdhënia politike e ndërtuar me dekada me Amerikën, Gjermaninë, Francën, Italinë. Marrëdhëniet janë me qytetarët e Kosovës dhe jo me politikanë. Kështu që kjo nga jep siguri që situata do të përballohet përkundër kësaj nervoze që kjo qeveri ka shkaktuar me BE-në e Amerikën”, theksoi Haziri për Front Online.
Lutfi Haziri ka folur për Front Online edhe për takimin e djeshëm mes opozitës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku temë kryesore e takimit ishte situata në vëri të vendit.
Haziri tha se vendimet e Kurtit me mos koordinim me aleatët e kanë shkaktuar situatën aktuale në veri.
Ai tutje tha se LDK-ja ka kërkuar që kryeministri t’i merr veprimet politike me koordinim të Amerikës.
“LDK kërkon që kryeministri të veprojë me kompetenca Kushtetuese dhe veprimet politike që i ndërmerr t`i koordinojë me partneret, veçanti Amerikën deri në pikën e fundit. Kryeministri me vendimin që e ka ndërmarrë me mos koordinim deri në fund me aleatët e ka shkaktuar këtë situatë në veri”, tha Haziri për Front Online.
Lista Serbe dy ditë më parë i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga serbët në Kosovë që të mos bien pre e manipulimeve të pushtetarëve serbë dhe të mos braktisin institucionet e Kosovës.












