Konfliktet familjarë që shpesh eskalojnë në kanosje serioze, fyerje, të shara e sulme fizike nuk janë të rralla në vendin tonë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në rrugën “Qamil Zeqiri” në Vushtrri.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë dy burra, miku me ish-dhëndrit, cilët si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë përfunduar në Polici. Sipas informacioneve të para, dhëndri i dyshuar A.T., ka kërcënuar seriozisht mikun e tij, përmes telefonit
Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, ish-dhëndri i tij e kishte kanosur me vrasje, duke i thënë se “kam me t’vra ty e me ta kallë krejt familje”. Përballë kësaj situate, viktima kishte vendosur ta denoncojë në Polici ish-dhëndrin dhe ka kërkuar ndihëm para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i raportimit të rastit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, ndërsa ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si kanosje.













