Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimeve që ka zhvilluar në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se kanë biseduar për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara.
“Theksoj nevojën për të respektuar të gjitha angazhimet e dialogut. Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në terren në këtë moment kritik është thelbësor”, ka shkruar Borell.
Ndërsa, në këtë takim me shefin e BE-së, kryeministri Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
Kreu i ekzekutivit kosovar po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. /Telegrafi/












