Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët: Asociacioni i rrezikshëm, defunksionalizon shtetin dhe institucionet

13/11/2022 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Analistët: Asociacioni i rrezikshëm, defunksionalizon shtetin dhe institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analistët politikë kanë vlerësuar se Kosova mund të humbas nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar si jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe se defunksionalizon shtetin dhe institucionet.

Sa i përket arritje së marrëveshje finale me Serbinë, ata thonë se kjo nuk mund të ndodh shpejt, ngase Serbia nuk është e interesuar.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, në një intervistë ka thënë se tashmë janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë për destabilizim dhe ekzistimin e një shteti serb brenda Kosovës.

“Kosova humb nëse realizohet Asociacioni që është një ndërmarrje jashtëzakonisht diskutabile dhe e rrezikshme për Kosovën sepse disfunksionalizon shtetin e Kosovës me institucionet e saj dhe ardhmërinë e saj e bënë të pasigurt për arsye se të gjithëve në Ballkan janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë dhe insistimi pas kësaj iniciative gjermano-franceze për Asociacion dhe refuzimi i kësaj oferte nga ana e Beogradit tregon synimet e tij që në Kosovë dëshirojnë të destabilizojnë dhe ta kenë një Serbi në Kosovë. Prandaj nuk është as e pranueshme dhe as e dobishme që të bëhet Asociacioni. Rreziku është potencial kur ke fqinjë dikë që ka pretendime territoriale”.

Sipas tij, jo vetëm në fund të vitit, por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman.

“Në asnjë mënyrë. Jo vetëm në fund të vitit por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko gjerman dhe dëshiron të tërheq vëmendjen dhe presionin e BE edhe për shkak të këtij refuzimi për mos vazhdim të dialogut. Serbia ka qenë kundër dialogut që te mbajë një proces të marrëdhënieve të ngrirë”, tha Baraliu.

Analisti politik, Agron Hoti, tha se presion ndërkombëtar po vazhdon të rritet mbi Kosovën dhe Serbinë që të shkohet drejt marrëveshjes finale.

Madje, ai shtoi se situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse Serbia nuk është e interesuar.

“Ka kohë që kërkohet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Intensiteti i saj ka filluar të rritet të nga presidenti Trump dhe është vazhduar me presidentin Biden. Dhe sigurisht që presioni mbi të dyja palët sikurse mbi Kosovën po ashtu edhe mbi Serbinë është duke u rritur që të shkohet drejt marrëveshjes finale. E situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse jemi ne një pozicion që Serbia është bairrukaduar me tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe Kosova insiston ne atë për të cilën amerikanet i kërkojnë që të heqë dorë për 10 muaj”.

“Çështja e veriut është çështja kyçe e gjithë marrëveshjes. Serbia është e interesuar të mosarrihet asnjë marrëveshje me Kosovën sa më gjatë që është e mundur. Kosova duhet të ketë koordinim më shumë me ShBA sepse mbas deklaratave që po shohim nga diplomacia amerikane janë duke kërkuar që të shtyhet vendimi për targa dhe t’i jepet shans dialogut”, tha Hoti. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë