Mitrovica është njëra nga komunat e Kosovës që ka përfituar nga projekti i MCC-së (Kooporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit me fokus renovimin e njësive të banimit dhe banesave, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kompania e kontraktuar për renovimin e banesave në Mitrovicë, në rrugën e Kovaçëve, ka disa muaj që ka filluar punën.
Kulmet e këtyre banesave paraprakisht kanë qenë të mbuluara me materialin e rrezikshëm dhe të njohur si kancerogjen, me asbest, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Tashmë ky material është larguar nga ndërtesat, por mbetet pikëpyetje se ku do të vendoset pasi në Kosovë nuk ka një vend të destinuar për asgjësimin e tij. Derisa s’ka vend për asgjësim atëherë hudhja e tij kudoqoftë paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Veriu.info mëson se kompania e kontraktuara nga MCC për renovimin e banesave nuk do ta asgjësoj materialin me përbërje asbesti, por po synon të gjej lokacion publik për vendosjen e tij, duke bërë vetëm “mbylljen” e tij në mënyrë mekanike.
Kujtojmë që në këtë projekt komuna e Mitrovicës participon me 30% të shumës kurse pjesa tjetër mbulohet nga programi amerikan MCC./VERIU.INFO/













