
“Këtu pushojnë mbetjet mortore të ushtarëve serbë të rënë në luftrat 1912-18”, kështu shkruan në pllakën përkujtimore që nderoi FSK ushtarët që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike.
Me organizimin e ambasadës së Gjermanisë dhe Francës, të shtunën në varrezat e krishterëve në Arbëri, u mbajt ceremonia e 104 vjetorit të përfundimi të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast u përkujtuan të gjithë të rënët e kësaj lufte në Kosovë dhe Ballkan.
Ndryshe, i pranishëm ishte edhe ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me prezencën e Rojes së Nderit të FSK-së në ceremoninë e nderimit të ushtarëve të rënë në vitin 1912.
Nurellari thotë se FSK nderoi ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria.











