
Pas vizitës në dy komunat veriore, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Mitrovicën.
Atje Krasniqi është pritur nga i pari i komunës, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan për procesin e projekteve komunale, zhvillimin ekonomik lokal dhe mundësitë për bashkëpunim.
Ministri Krasniqi poashtu në Mitrovicën e Veriut takoi zëvendëskryesuesin, Skender Sadiku, me të cilin vizituan zyrën e gjendjes civile.
Postimi i plotë
📍Mitrovicë
🤝Me Kryetarin e Komunës, Bedri Hamza, diskutuam për procesin e projekteve komunale, zhvillimin ekonomik lokal dhe mundësitë për bashkëpunim në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore për qytetarët.
🚧Vizituam projektin “Rregullimi dhe riparimi i rrugës Mbretëresha Teutë” të financuar nga Granti i Performancës dhe punimet në shkollën fillore “Bedri Gjinaj”, për termoizolimin dhe zëvendësimin e dritareve të shkollës, të financuar nga instrumenti për projekte infrastrukturore për komunitete.
📍Në Mitrovicën e Veriut me zëvendëskryesuesin, Skender Sadiku, në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, vizituam edhe zyrën e gjendjes civile për të parë mbarëvajtjen e shërbimeve për qytetarët.











