Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në qëndrimin e tij dyditor në Shtutgart të Gjermanisë, ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”.
“Qëndrimin dyditor në Shtutgart të Gjermanisë dje e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”. Aty përveç prezantimit tim për progresin e shënuar në vend dhe prioritetet e Qeverisë, pata kënaqësinë ta vizitoj edhe shtadin e Republikës së Kosovës në këtë forum”, ka shkruar ai.











