Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e Thaçit: Nëse do të kishte plan kriminal, UÇK-ja s’do ta kishte përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar

17/11/2022 - 09:13
në Kryesore, Lajme
A A
Mbrojtja e Thaçit: Nëse do të kishte plan kriminal, UÇK-ja s’do ta kishte përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale në Hagë ka publikuar dosjen paraprake të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokti Gregory Kehoe, në dosjen 82 faqëshe e ka quajtur selektive paraqitjen e Gjykatës Speciale karshi ngjarjeve historike në Kosovë.

“Thaçi është arrestuar 24 muaj më parë dhe të gjitha kërkesat për lirim të përkohshëm janë refuzuar. SPO ka paraqitur një çështje që nuk ka asnjë lidhje me akuzat për trafikim organesh për të cilat Gjykata është krijuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht dhe që ka në qendër të saj një paraqitje selektive dhe të thjeshtuar të ngjarjeve historike”- thuhet në shkresë.

Mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se nëse do të kishte plan kriminal, UÇK-ja nuk do ta gëzonte përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Nëse UÇK-ja do të kishte vepruar në bazë të një plani kriminal për vrasjen, torturimin dhe abuzimin e civilëve, ajo nuk do të kishte pasur kurrë mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s, OSBE-së, Grupit të Kontaktit, apo komunitetit më të gjerë ndërkombëtar”- thuhet në dosje.

Mbrojtja më tej ka kundërshtuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke aluduar se ajo po bazohet në një keqinterpretim dhe selektim të ngjarjeve.

“Kosova e pavarur nuk është më rezultat i një lufte, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë, për liri nga regjimi represiv dhe brutal serb. Në vend të kësaj, sipas ZPS-së, shtetësia e Kosovës është rezultat i një plani kriminal kompleks dhe të gjerë për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, nën sytë vigjilentë të po këtyre aleatëve ndërkombëtarë”- ka thënë avokati Gregory Kehoe.

Mbrojtja rikujton se tani është e qartë se shumë nga dokumentet në të cilat mbështetet Zyra e Prokurorit të Specializuar, erdhën nga organet qeveritare serbe.

Sipas Gregory Kehoe, janë të njëjtat organe që kanë një interes të veçantë në rezultatin e këtyre procedurave, e të cilat edhe u përpoqën të vrisnin Dick Martyn, me qëllim të fajësimit të shqiptarëve të Kosovës.

Gregory Kehoe më tej ka arsyetuar se Thaçi dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së nuk kishin asnjë politikë për të kryer krime kundër kundërshtarëve.

“Ashtu si të gjitha strukturat ushtarake dhe të sigurisë, edhe ato të sapolindura si UÇK-ja, ruajtja e sigurisë së brendshme nga kërcënimi i atyre brenda shërbimeve sekrete serbe, apo puna me autoritetet serbe, ishte shqetësim për të gjithë UÇK-në. Si në të gjitha konfliktet e armatosura historikisht, pati përpjekje për të parandaluar infiltrimin e atyre që synonin të dëmtonin UÇK-në dhe pjesëtarët e saj, por nuk kishte asnjë politikë për t’i nënshtruar ata ndaj krimeve të luftës apo krimeve kundër njerëzimit përmes një sulmi të gjerë dhe sistematik”- thotë mbrojtja.

Në dosje sqarohet se në akuzë ZPS ka përfshirë “anëtarë të UÇK-së” dhe “ushtarë të tjerë të UÇK-së” si anëtarë të NPK-së të cilat janë hedhur poshtë.

“Vështirësia me këtë formulim të gjerë demonstrohet nga dëshmitë e vetë ZPS-së për “anëtarësimin e UÇK-së” që shpesh nuk do të thotë asgjë më shumë se mbajtja e shenjave, ose vetëshpallja e besnikërisë. Rasti i ZPS-së varet nga këta mijëra njerëz që vullnetarisht iu bashkuan UÇK-së, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e të njëjtit qëllim të përbashkët kriminal. Injoron tërësisht realitetin kaotik dhe të furishëm në terren: dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës që ngrihen kundër një fushate të brutalitetit dhe represionit serb, me një ritëm që tejkaloi çdo përpjekje për të organizuar, rregulluar apo edhe për të vepruar në koordinim me grupet e njohura të UÇK-së”- thuhet nga mbrojtja.

Në dosjen e avokatit dorëzuar Gjykatës gjithashtu thuhet se mungon narrative e ZPS-së për shqiptarët e zhvendosur.

Sipas Kehoe largimi i 863 mijë shqiptarëve nga forcat serbe u paraqit si një lëvizje e ushtarëve të UÇK-së.

“Më i frikshëm është vendimi i ZPS-së për ta paraqitur rastin në një zbrazëti kontekstuale; një histori ngjarjesh me historinë e fshirë. ZPS-ja anashkalon dekadat e persekutimit të shqiptarëve të Kosovës që kulmoi me një plan shumë të koordinuar nga shteti serb për të larguar popullsinë shqiptare etnike nga Kosova. Rezistenca civile ndaj fushatës brutale serbe të spastrimit etnik nuk paraqitet nga ZPS si një betejë për mbijetesë, por si një plan kriminal i UÇK-së për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 863,000 shqiptarë të Kosovës u larguan për të shpëtuar jetën e tyre në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa u vunë në shënjestër nga forcat serbe që synonin largimin e tyre. 590,000 njerëz të tjerë u zhvendosën brenda vendit. Kjo është paraqitur nga ZPS-ja si “lëvizje” e ushtarëve të UÇK-së dhe e një numri të madh civilësh shqiptarë në zonat ku UÇK-ja tashmë kishte krijuar objekte dhe personel”- ka deklaruar mes tjerash mbrojtja e Thaçit.

Dosjen e plotë të publikuar nga Gjykata Speciale në Hagë mund ta gjeni në këtë LINK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri për ish- krerëve e UCK-së.

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Aktakuza përbëhet nga dhjetë pika me të cilat të akuzuarit po ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e dinin apo kishin dijeni për krimet se ishin gati të kryheshin apo janë kryer nga vartësit e tyre.

Prokuroria më tej pretendon se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar krimet e tilla apo për të ndëshkuar autorët e krimeve.

Sipas aktakuzës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht përgjegjës për: Pika 1: persekutim mbi baza politike dhe/ose etnike, krim kundër njerëzimit. Pika 2: burgim, krim kundër njerëzimit. Pikën 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjshëm ose arbitrar, krim lufte” – thuhet në aktakuzë.

Ndërkaq, në pikën 4, ata ngarkohen me veprën – akte tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit. Kurse në pikën 5 për trajtim mizor, krim lufte.

Në pikën e 6 ata ngarkohen me torturë, krim kundër njerëzimit. Pika 7: torturë, krim lufte. Pika 8: vrasje, krim kundër njerëzimit, Pika 9: vrasje, krim lufte. Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kundër njerëzimit.

Në këtë aktakuzë përmenden edhe emra të tjerë si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Sabit Geci, Lahi Brahimaj, Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Shukri Buja

Aktakuza thotë se si komandant të zonave bashkë me anëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë ndaluar persona për periudha të ndryshme kohore në mënyrë të kundërligjshme.

Të arrestuarit sipas Prokurorisë janë lidhur me zinxhirë dhe mbaheshin në dhoma të mbyllura me roje të armatosur.

Më tej aktakuza përshkruan se të arrestuarit u janë nënshtruar rrahjeve të rënda dhe abuzime psikologjike

Versionin e aktakuzës së ndryshuar, Gjykata Speciale e ka publikuar më 30 shtator 2022 në web-faqen e saj./Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë