Avokati kosovar, Petrit Lladrovci ka bërë një gjest që duhet admiruar.
Ai ka përfaqësuar disa herë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, pa asnjë pagesë një veteran të luftës së UÇK-së nga Rajoni i Drenicës, raporton Veriu.info.
Avokati Lladrovci i cili ka avokaturën në Prishtinë në fund të faturës prej 1326.00 Euro, ka shkruar:
“Të gjitha shërbimet i keni paguar në luftën e UÇK-së ju dhe familja juaj”.
Njoftimi për lirim nga pagesa të veteranit të luftës është bërë në rrjetet sociale.
Vlen të përmendet fakti se veterani i UÇK-së është përfaqësuar nga avokati Lladrovci në këto raste:
1. Marrje në pyetje në Stacionin Policor,
2. Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Drenas,
3. Kundërshtimin e provave dhe Kërkesën për hedhjen e aktakuzës,
4. Seanca e dytë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Drenas,
5. Ankesa në Gjykatën e Apelit në Prishtinë lidhur me kërkesën me kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës,
6. Seanca e shqyrtimit kryesor në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega Drenas,
7. Seanca e dëgjimit të dëshmitarëve dhe të pandehurit në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Veriu.info











