Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ka folur për rastin që ndodhi sot në MItrovicë të Veriut ku u sulmua kamermani i Gazetës Insajderi, Jetmir Muji dhe një nxënës.
Muji është sulmuar nga bandat serbe në derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.
Hamza i ftuar në Context të ATV-së tha se kjo ngjarje tregon pasigurinë dhe situatën e brishtë në veri.
“Situata në Mitrovicë është mjaft e brishtë më rreziqe bukur të mëdha, këtë e tregon edhe fakti se çka ndodhi atje. Në pjesën veriore ishin një grup i të rinjëve dhe janë sulmu. Mjetet e inofrmimit e bëjn të vetën uroj që të gjithë ata gazetar dhe përfaqësues të medaive ta kalojnë sa më lehtë gjendjen. Ata i sulumuan përderisa ishin duke e kryer punën e tyre dhe kjo tregon se atje ka pasiguri si për qytetarët edhe për mediat. Prandaj duhet të jemi racional në punën tonë që të punojmë për të ardhmën“, tha Hamza.












