Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dëgjoje Amerikën”: Mesazhet e qarta të Abdixhikut e Krasniqit nga ShBA-ja për Kurtin

19/11/2022 - 11:09
në Kryesore, Lajme
A A
“Dëgjoje Amerikën”: Mesazhet e qarta të Abdixhikut e Krasniqit nga ShBA-ja për Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së që nga fillimi i kësaj jave po qëndrojnë në ShBA. Dy liderët opozitarë kanë takuar zyrtarë të ndryshëm amerikan, përfshirë të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga atje Memli e Krasniqi kanë dërguar mesazhe për Qeverinë Kurti.

Natyrisht mesazhi qendror i dy kryeopozitarëve ishte nevoja për bashkërëndim të hapave të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas atyre, Qeveria Kurti nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në, të cilën e cilësuan aleat strategjikë të Kosovës.

Intervista e Abixhikut

Lumir Abdixhiku mbajti një qëndrim prej lideri të moderuar, që në udhëtime jashtë vendi vë përpara interesat e Kosovës. Përkundër që gazetarja “insistoi” që Abdixhiku të fliste për krizën energjetike, koston e shtrenjtuar të jetës e ikjen e qytetarëve nga Kosova, i pari i LDK-së “refuzoi në mënyrë estetike” të komentonte çështje të politikës së brendshme.

“Por në vizitën tonë në Ëashington, këto tema të brendshme të Kosovës nuk i kemi pasur në agjendë, për neve këtu ka qenë agjenda e rrugëtimit historik që LDK ka pasur tash e 33 vite që në thelb është ruajtja, mirëmbajtja dhe ecja e sigurt në hapa të përbashkët me aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkaura të Amerikës”, theksoi para fundit të intervistës.

Gjatë intervistës, z.Abdixhiku vlerësoi se Kosova duhet të ruaj stabilitetin brenda territorit të vetë dhe njëkohësisht të mirëmbajë marrëdhëniet me ShBA-në.

“Ne besojmë që janë dy çështje që Kosova duhet t’i ketë parasysh, dhe ajo më e rëndësishmja ka të bëjë me stabilitetin brenda territorit të vetë, pra brenda Republikës së Kosovës. Është esenciale që në kohë të zhvillimeve të ndryshme të sigurisë në kontinent Kosova të mos bëhet vatër e provokimeve të Serbisë që më pas do të prodhonin situata të paparashikueshme, por që në këtë fazë për Kosovën është e rëndësishme që të ketë koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar me theks të veçantë me SHBA-të dhe aleatë të tjerë evropianë”, tha ai dje.

Madje sipas Abdixhikut, moskoordinimi i Kosovës me aleatët e saj mund të sjell destabilizimit të vendit.

“Besoj që çdo vonesë në këtë koordinim të ngushtë lenë hapsirë edhe për destabilizim të vendit edhe për situata të paparashikueshme, por mbi të gjitha lë gjurmë të pariparueshme të realacioneve që Kosova duhet t’i ketë ngushtë me aleatët e vetë”, ka thënë ai.

Intervista e Krasniqit

Në intervistën e tij, Memli Krasniqi ishte më i ashpër se Abdixhiku. Për dallim nga kryetari i LDK-së, Krasniqi i PDK-së disi mbeti “peng” i gjuhës opozitare, duke theksuar se refuzimi i Kurtit ka sjell një “një ndjenjë të mosrespektit” në SHBA ndaj kërkesave të tyre.

“Besoj që çdo qytetar i Kosovës nuk ndjehet mirë me faktin që ne sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një ndjenjë të mosrespektit ndaj kërkesave të tyre. Është e vërtetë që kryeministri i Kosovës tashmë dy herë brenda këtij viti i ka thënë JO sekretarit të Shtetit në Departamentin e Shtetit. Është diçka që ne zakonisht nuk e kemi arsyetuar në të kaluarën jo për arsye që duhet t’i nënshtrohemi çdo kërkese që vjen nga partnerët tanë, po për faktin që është dëshmuar historikisht që shteti amerikan gjithmonë e ka pasur interesin e Kosovës si bazë të kërkesave dhe veprimeve në raport me Kosovën, me popullin e Kosovës, me popullin shqiptar dhe me rajonin e Ballkanit Perendimor në përgjithësi.”, tha Krasniqi.

E kur gazetarja e pyeti për Asociacionin, Krasniqi megjithatë bëri një përgjigje të mirë diplomatike.

“Zëri i Amerikës: Pra ju jeni për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra që të hartohet statusi i asociacionit të bëhen ndryshimet e nevojshme, ato që ka propozuar Gjykata Kushtetuese dhe të proçedohet.

Memli Krasniqi: Ajo duhet të ndodhë në kuadër të një marrëveshje të përgjithshme, pra që sjell njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Marrëveshja fillimisht pastaj asociacioni?

Memli Krasniqi: Duhet të jetë gjithçka pjesë e kësaj marrëveshje. Ne gjithmonë kemi thënë që mënyra për tu qasur dialogut duhet të jetë ‘nuk jemi dakorduar për asgjë pa u dakorduar për gjithçka”- u përgjigj Krasniqi.

Ndryshe tashmë është paralajmëruar mundësia e një marrëveshje për çështjen e targave, që ka qenë kryetema e muajve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë