Cvetko Veljkoviq, përfaqësues i Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit, tha se po largohet nga iniciativa dhe se nga sot do të jetë përfaqësues i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
“Unë do të përfaqësoj interesat e serbëve nga Kosova dhe do të ndjek politikën e shtetit të Serbisë”, tha ai për mediat serbe.
Cvetkoviq u bë deputet në Kuvend pasi deputetët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga vendet e tyre më 7 nëntor dhe pasi deputetët e parë të radhës nga radhët e komunitetit serb u zgjodhën në vendet e tyre më 17 nëntor.
Përveç nëntë anëtarëve të Listës Serbe, betimin para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës e bëri edhe Cvetko Veljkoviq nga GI SPO.












