Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fshati shqiptar që është ndërtuar me të hollat e diasporës nga Britania

21/11/2022 - 08:19
në Lajme
A A
Fshati shqiptar që është ndërtuar me të hollat e diasporës nga Britania
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrëfimi për një fshat shqiptar, i ndërtuar me para nga diaspora shqiptare që jeton dhe vepron në Britani nis: ‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare, ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik, përcjell albinfo.ch.

Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara ilegalisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.

Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete fantazmë.

“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë, ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara. Nuk mund të fajësojmë të rinjtë pse duan të largohen”, tha ai.

Gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë lëvizja bëhej vetëm me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani bëhet me varka të vogla dhe çmimi ka rënë deri në rreth 3,000 £ kështu që është shumë më joshëse dhe e arritshme për ta.

Në mesin e atyre që janë larguar janë tre djemtë e Aliut dhe Hike Trumcit, të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar me pagat e tre djemve të tyre që u larguan nga Muzhaku për në Mbretërinë e Bashkuar, duke hyrë ilegalisht me kamionë dhe më vonë duke kërkuar azil.

Arturi më i madh, 42 vjeç është një shofer transporti në Londër, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël, Asimi, 36 vjeç dhe Hamiti, 29 vjeç, jetojnë në Bath (të Anglisë), ku janë shoferë taksie.

Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së tij të re dykatëshe, Aliu tregoi me gisht shtëpitë në luginën piktoreske poshtë tij dhe tha: ‘Ajo është ndërtuar me para nga fëmijët në Birmingham, ajo nga Bristol, ajo ka fëmijët në Liverpool.

“Të gjitha shtëpitë e reja që shihni para jush janë ndërtuar me ndihmën e familjes në Angli”, më pas duke treguar një projekt të papërfunduar ai tha: “Edhe ajo që po ndërtohet, është me para nga Anglia.

Askush prej nesh këtu nuk do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte shtëpi të reja të rehatshme si kjo pa ndihmën e fëmijëve tanë në Angli dhe për këtë ne jemi të gjithë përjetësisht mirënjohës, shtojnë ata.

“Djemtë e mi shkuan të gjithë në Britani të Madhe sepse këtu nuk patën mundësi, nuk më kanë thënë kurrë se sa kanë paguar për të hyrë në Britani, por unë e kam një ide të mirë dhe ata u janë bashkuar shumë të tjerëve nga Muzhaku dhe zona përreth,”- thotë babai i tre djemve, të cilët tashmë kanë marrë leje qëndrimi në Angli dhe jetojnë atje me dokumente të rregullta.

Është e vështirë të kuptohet nëse toni i artikullit të Daily Mail peshon më shumë nga cinikja apo nga objektivja, sidomos sepse ky tabloid njihet prej kohësh për kritikat e tij ndaj shqiptarëve, duke i portreitizuar ata shpesh si kriminelë që merren me punë të paligjshme në Angli. Por këtë radhë, ata kanë treguar një aspekt human të krizës financiare në Ballkan, ku të rinjtë detyrohen të kalojnë peripeci të ndryshme madje të sakrifikojnë edhe jetën, vetëm për të krijuar kushte për familjet e tyre.

Në fund, Daily Mail e mbyll editorialin rreth fshatit Muzhak, duke treguar qartazi kontrastin mes atyre që shkojnë në Angli për t’u marrë me punë të paligjshme dhe atyre që thjesht duan një mundësi që puna e tyre e palodhur të vlerësohet.

“Shumë prej tyre gjejnë punë në ekonominë e zezë, si lavazhe makinash apo punë të tjera dhe paratë që fitojnë ua dërgojnë në shtëpi prindërve të tyre, të cilët i rregullojnë shtëpitë, por disa përfshihen edhe në krim.

Një nga miqtë e mi që është në Angli më dërgoi një video të rritjes së kanabisit, për të cilin po kujdeset dhe vendi ishte plot me bimë – ai tha se e dinte se ishte gabim, por të paktën po bënte disa para për familjen e tij.

Ata që janë të përfshirë me gangsterët mund t’i dalloni lehtësisht kur kthehen në Burrel për pushime, sepse janë ata me makinat e mëdha e të shtrenjta”, tha një banor i Muzhakës që preferoi të mbetej anonim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë