Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq.
Ai përmes një postimi në Facebook shprehu mbështetjen e tij për kryeministrin Kurti dhe qëndrimet e tij në dialogun me Serbinë, përcjell “Veriu.info”.
Bahtiri tha se çdo “shqiptar sot duhet të jetë në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, i cili po e mbron fuqishëm sovranitetin e Republikës së Kosovës”.
Postimi i plotë
Çdo shqiptar sot duhet të jetë në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, i cili po e mbron fuqishëm sovranitetin e Republikës së Kosovës.
#meKryeministrin
#RKS













