Deputeti i VV’së Jahja Kokaj, ka gjetur momente për pak relaks derisa ka publikuar një video ku shihet duke kënduar e me plis në kokë.
Videoja e publikuar nga Kokaj në profilin e tij në Facebook tregon deputetin që po këndon, gjatë një feste.
‘’ Sonte , Miq te nderuar ju pershendes ne menyre te vecante: Me plis duke kenduar ne nje ceremoni te festave te fundvitit , ne Shtepine muzeale te Paulit,shokut te klases, qe shihet duke na derigjuar por edhe ai duke kenduar, njekohesisht.’’, shkroi Kokaj.
Kokaj njihet për deklaratat e tij që cdoherë marrin vëmendje, duke nisur nga ajo me raketë që u bë tejet e famshme, kur tha se Kosova ka kapcitet që të nisë një raketë por edhe deklarata të tilla.












