
Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se në veri të Kosovës, shteti thuja nuk funksionin, raporton Veriu.info.
Koci ka përmendur edhe arsyet, duke thënë se në veri posta nuk funksionin, Gjykata gjithashtu, veturat po digjen.
Postimi i plotë:
Në veri të Kosovës, shteti i Kosovës thuaja nuk funksionon.
Parashtresën që e kam dërguar me poste rekomande në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega në Leposaviq, më është kthyer.
Arsyeja sipas Postës së Kosovës:
Posta nuk mund të shpërndahet, për shkak të gjendjes politike.
Gjykata nuk funksionon thuaja fare.
Posta jo.
Veturat po digjen.
Çka funksionon në veri?












