Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti lëshon pe për targat – Marëveshja është afër!

22/11/2022 - 13:17
në Opinione
A A
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti në takimin me Aleksandar Vučić do të arrijë marrëveshje për targat dhe do t’i ulë tensionet në veri të Kosovës, duke ble kohë për Qeverinë e tij “deri të del dushku”. Porse dilema se a ia vlejti refuzimi i kërkesës së amerikanëve do të mbetët edhe gjatë kohë.

Nga Halil Matoshi

Përfillja e kërkesës së europeanëve për shtyrje të afatit të targave, nga Albin Kurti, kjo është mirë për momentin (në situatën e re gjeopolitike për vet atë dhe për Kosovën) por dëshmon diabolizmin e tij të mistershëm karshi Amerikës…

Tensionet në veri janë pasojë e një përleshjeje politike ndërmjet Kurtit dhe Vučić-it për të dëshmuar para ndjekësve të tyre se kush e kontrollon zonën, porse dytë dolën me humbje nga fushëbeteja.

I pari nuk kishte Plan B për ta shmangur anarkinë atje, (nuk e kishte parashikuar padëgjueshmërinë qytetare të serbëve, por dhunë të hapur, që i krijonte hapësirë për ta akuzuar pastaj Beogradin zyrtar?), e i dyti, kur pa se ulëset e Kuvendit të Kosovës mund t’i zinin serbët opozitarë ndaj Srpska Listës, si Rada Trajković e Slaviša Petković, i riktheu aty nëntë njerëz të tij, të rangut të dytë, duke e humbur një!
Dy liderët, duke ndërmarrë hapa politikë përcjellur me retorika agresive, për të nxitur tensione të intensitetit të ultë në veri të Kosovës, ashiqare po blejnë kohë.

Vučić i çmistuar nga Perëndimi po e shtynë vendosjën e sanksioneve ndaj Rusisë. ndërsa Kurti po i bishtnon themelimit të Asociacionit.

“Monstrumi” juridik i quajtur “Zajednica” nga revolucionari Kurti, tashti i është bërë parakushti i dytë, pos zgjatjës së afatit pë targat.

Kusht për përmbushje të parimit të sundimit të ligjit (Donfriend). Parakusht me të cilin janë ndërlidhur edhe vizat edhe Marrëveshja për rrugën përpara.

Kurti po manipulon publikun duke e shmangur themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kinse e ka rrëxuar Gjykata Kushtetuese, por ai e di se pikërisht verdikti e obligon Qeverinë (pika II) që ta themelojë Asociacionin firade sipas Marrëveshjës së 2013.

Ashiqare, Besnik Bislimi – eksperti i Kurtit – e di pse katër kryeministra nuk e kanë zbatuar Marrëveshjën – pra për të mos i humbur zgjedhjet – por Bislimi nuk po i bjen n’fije që Asociacioni është parakusht për Marrëveshjën për rrugën përpara, e nëse Kurti e shmang, thjesht shkon në shtëpi, sepse amerikanët po duan ta gjejnë një zgjidhje emergjente, si mburojë për gjeopoitikën e re, që konsiston me kufijtë e NATO-s.

Asociacioni është zgjidhje kushtetuese dhe ligore dhe çdo ide tjetër çon në zgjidhje territoriale.

E Kurti e di se zgjidhja territoriale (këmbim apo ndarje) e shpërbën arsyeshmëninë përse duhet të ekzistojë shteti kosovar si modus ahtisaarian.

Kurti po lufton që Asociacionin ta kundërshtojë si obligim shtetëror imediat, për ta bërë pjesë të Marrëveshjës, pra si adut për këmbim për njohjën nga Serbia, porse Asociacioni është këmbyër tashmë, në Procesin e Vjenës, me pavarësinë kombëtare.

Ndonëse shikuar nga prizmi ligjor, aplikimi i masave për ndërrimin e targave në veriun e vendit, ishte e drejtë e Kurtit, në aspektin politik ai kishte dështuar të siguronte ambientin për ta vendosur ligjin. Në këtë rrafsh, Kurti rrezikoi edhe qytetarët lojal, por edhe policët e Kosovës dhe zyrtarët tjerë të shtetit kosovar në veri, të cilët, nga Beogradi u vunë nën presion për tradhti, madje edhe duke u vu flakën veturave të tyre.

Qeveria e Kosovës nuk qe në pozicionin nga ku mund t’i mbronte ata, nga shenjëstrimi i BIA-s serbe dhe banditëve tjerë të Vučić-it.

Tashti, pas presionit ndërkombëtar, edhe Kurti po e prek “patatën e nxehtë” – veriu i vendit është çështje politike!

Vendosja e ligjshmënisë, para se të jetë punë e organeve të zbatimit të ligjit, është besim politik.

Kurti brenda Kosovës me arrogancë i shmang pyetjet e gazetarëve për Asociacionin ndërsa jasht lë të kuptohet së këtë temë e ka zhvendosur në Marrëveshjen e Përgjithshme!

Kuazi ekspertë e trimnojnë Kurtin për moszbatim, sipas
parimit “Rebus Sic Stantibus” sipas të cilit “lihet” një kontratë ose një traktat që të bëhet i pazbatueshëm, e për këtë duhet të ketë ndryshim thelbësor të rrethanave. Por, ata harrojë se vota e dyfisht në Kuvendin e Kosovës është veto e komunitetit serb.

Harrohet nga kuaziekspertët e Kurtit se shtetndërtimi i Kosovës ka origjinë hibride, vendore dhe ndërkombëtare dhe kjo e drejtë nuk mund t’u hiqet serbëve kosovarë.
Është një e drejtë tashmë e arrirë.

Marrëveshja e vitit 2013 ka shkuar në Kuvend si Marreveshje Ndërkombëtare dhe është ratifikuar si e tillë me 81 vota, përfshi shumicën e dyfishtë!

Marëveshja Ndërkombëtare është bërë pjesë e sistemit të brendshëm ligjor të Kosovës, kështu që mosthemelimi i Asociacionit cënon parimin e sundimit të ligjit.

Shteti nuk është vetëm privilegj por edhe detyrim.
Këtë lekcion duket se po e mëson edhe Albin Kurti, i cili në opozitë shërfillte detyrimet, sepse shtetin e shihte vetëm si pushtet!?

JU REKOMANDOJMË

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin
26/09/2026 - 11:32

Dënimet me nga 25 vjet burgim të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, së bashku me dënimet për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, janë të rënda. Por...

Më shumëDetails

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
19/09/2026 - 14:05

Shkruan: Adri Nurellari Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas...

Më shumëDetails

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare
18/09/2026 - 11:42

VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Shkruan: Bardhyl Mahmuti Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit, ka nxitur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë