Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka do të ndodhë nesër, e çka në vitin e ardhshëm?

22/11/2022 - 16:54
në Lajme, Opinione
A A
Çka do të ndodhë nesër, e çka në vitin e ardhshëm?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me pak fjalë, David R. Anderson, diplomati i shquar amerikan i viteve të tetëdhjeta (pos tjerash, ai ka qenë Ambasador i SHBA-së në ish-RSFJ), pati përshkruar gjendjen në Kosovë, në gjysmën e dytë të viteve të nëntëdhjeta, pas Konferencës së Daytonit (1995), dhe para shpërthimit të luftës në Kosovë (në vitin 1998).

I pyetur, prej autorit të këtij shkrimi se si mund të parashikojë zhvillimet në Kosovë, veçmas duke i krahasuar ato me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, pas imponimit amerikan të paqes në Bazën ushtarake Wright – Patterson, Anderson pati thënë atëherë: “E di mirë çka do të ndodhë nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë, por nuk e di dot çka do të bëhet me këtë shtet pas disa viteve (a do të mbijetojë ky shtet). Në rastin e Kosovës, nuk e di çka do të ndodhë nesër në vendin e juaj, por e di fare mirë çka do të bëhet me ju pas disa viteve” (një ardhmëni e qartë, jashtë shtetit të atëhershëm të RFJ-së).

Çuditërisht, duket që ky krahasim midis ditëve dhe viteve, gjegjësisht të ndërlidhjes së rrjedhës kohore me atë të zhvillimeve politike, të bie ndërmend kur këto ditë përpiqemi të analizojmë raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, së pari në dritën e një menaxhimi të ri të krizës në këto raporte, dhe së dyti, kur e ndërlidhim atë me fazën finale, të shumëpritur dhe disa herë të paralajmëruar që do të duhej të konkludohej me Marrëveshjen bazike (si po quhet tash e disa javë), në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pra, në ri-leximin e kësaj deklarate largpamëse të Ambasadorit Anderson, mund të thuhet: ‘Nuk dimë çka do të ndodhë nesër në këtë përplasjen e këtyre ditëve në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por e dimë shumë mirë se si do të merr fund dialogu midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë…’.

Pra, në një mënyrë apo tjetrën, Serbisë nuk i ka mbetur shtegdalje tjetër pos që sa më parë që është e mundur, të pajtohet me një fakt të pamohueshëm dhe të pakthyeshëm që Kosova është shtet i pavarur. Dhe që çdo Marrëveshje e Kosovës dhe Serbisë, do ta konfirmojë pavarësinë e Kosovës.

Me atë të moçmen popullore ndër ne: Mund të ketë vonim, por jo edhe shpëtim…

Çlirimi i Kosovës ka ndodhur në vitin 1999. Shteti i Kosovës është shpallur në vitin 2008.

Ka mbetur vetëm të dihet se kur do të nënshkruhet kjo Marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve.

Zatën, krejt çka ka ndodhur në periudhën e fundit të dialogut, nga pranvera e vitit të kaluar e deri në vjeshtën e këtij viti, përfshirë këtu edhe ngjarjet e fundit, nuk ka si të mos shërbejë si mësim për të gjithë faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë (siç themi shpesh të gjithë).

Ky kryemësim është: Nuk mund të vazhdohet më me një dialog të paqartë dhe të pacak në Bruksel, apo kudoqoftë, të autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë. Duhet, sa më parë që është e mundur, duke iu përmbajtur një afati kohor që njeh muaj e jo më vite, të mbërrihet tek Marrëveshja bazike e Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënojë fundin e një kontesti historik i cili siç u theksuar tashmë, ka marrë atë formën e ditur për të gjithë, (edhe për vet udhëheqësinë e Serbisë), si në aspektin ushtarak (viti 1999), në atë politik (viti 2008), dhe në atë të drejtësisë ndërkombëtare (viti 2010, Mendimi i njohur këshilldhënës i ICJ-së, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë).

Për më shumë, domosdoshmëria e përmbylljes së këtij dialogu, i është qepur zhvillimeve të njohura në luftën e Rusisë në Ukrainë. Nuk ka kurrfarë dyshimi, në Washington, në Bruksel dhe gjetiu në Perëndim, që kontinenti i Evropës do të duhej një herë e mirë të sigurojë paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

Nuk ka aspak dyshim që bërja e një Marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, është një kontribut i madh për përmbushjen e këtij synimi të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Nuk ka stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pa këtë Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky është çelësi i paqëtimit të kësaj pjese të Evropës.

Për këtë shkak, e gjithë skena politike e Kosovës duhet të përqendrohet në arritjen e këtij synimit të përbashkët të Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Pamje shqetësuese nga Rahoveci: Uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve

Pamje shqetësuese nga Rahoveci: Uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve
27/07/2026 - 15:50

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin kanë shkaktuar vërshime në disa zona. ‘Meto Kosova’ ka publikuar një video ku një grua shihet duke u përfshirë...

Më shumëDetails

Abdixhiku e thërret Kuvendin e LDK ku vendoset për fatin e tij si kryetar, mbahet të enjten nga ora 18:00

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
27/07/2026 - 15:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të testohet besimi brendapartiak ndaj tij. Komunikata e LDK-së:...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
27/07/2026 - 15:17

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad. Mediat janë lejuar të...

Më shumëDetails

“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand
27/07/2026 - 14:33

Autori i emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, i ka bërë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të distancohet nga profilet e rreme,...

Më shumëDetails

Biznesi në emër të gruas së ish-kandidatit të Alternativës përfiton grant në ministrinë e Mimoza Kusari-Lilës

Biznesi në emër të gruas së ish-kandidatit të Alternativës përfiton grant në ministrinë e Mimoza Kusari-Lilës
27/07/2026 - 14:29

Biznesi “Anita Lleshi BI”, në pronësi të Anita Lleshit, bashkëshortes së Fatos Lleshit – ish-kandidat i Alternativës për Asamblenë Komunale të Gjakovës, në zgjedhjet e fundit lokale –...

Më shumëDetails

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj
27/07/2026 - 13:27

Kur dikush thotë se është me profesion doktor, presupozohet se është edhe intelektuali, i matur dhe i sjellëm. Por jo krejt këto cilësi del se i ka stomatologu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë