Pas humbjes në garën për kryetar komune në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ish kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke se po i kthehet interesimit për qytetin përmes faqeve të lajmeve në Facebook.
Qytetarët kanë publikuar “screenshot”, ku shihet se ai iu ka dërguar ftesa miqve të tij në Facebook për ta pëlqyet faqen “Vupol”.
Me postimet e publikuara nga kjo faqe në Facebook, vazhdimisht shihet se është faqe e afërt me qendrimet e Xhafer Tahirit, të cilin e promovon vazhdimisht dhe i kritikon kundërshtarët e tij nga partitë e tjera, por në raste edhe konkurentët brenda-partiak të tij.
Në fundmi kjo faqe la atakuar deputeten e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, duke shkruar: “Vërtetohen raportet e shkelqyera të kryetarit Idrizi me deputeten Krasniqi , e vetmja deputete qe i del përseri në mbështetje për vërshimet në Vushtrri.”
Deri më tash nuk dihet cili është qëllimi i angazhimit të Xhafer Tahirit për t’u marr me këtë aktivitet, që nuk korrespodon shumë me një politikan.














