
Sot një grua është sulmuar nga një qen endacak në Kampusin Universitar në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti për Express.










