Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jo veç një dëshmitar i rrejshëm, por një rrjet i tërë në skandalin e zbuluar të Speciales

24/11/2022 - 16:21
në Lajme
A A
Familja e Kadri Veselit falënderon njerëzit që ju shkuan për ngushëllime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Skandali me një dëshmitar të rrejshëm, të cilin e ka zbuluar ekipi mbrojtës i Kadri Veselit përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, duket të jetë më i thellë dhe më problematik.
Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i cili më pas ka tërhequr deklaratat e tij duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente, duket se nuk është i vetmi.

Mbrojtja, po ashtu, përmend një rrjet të dëshmitarëve të dërguar në Gjykatën Speciale nga një individ.

“(Redaktuar) del të jetë qendra e një rrjeti të dëshmitarëve të cilët ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja ka të dhëna për 15 kontakte që (redaktuar) ka pasur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat datojnë prej (redaktuar) 2017”.

“Sipas vlerësimit të mbrojtjes, (redaktuar) ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mënyrë rutinore, ai ka ofruar ose pretenduar ta vë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kontakt me persona relevantë për hetimet”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.

Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, sipas shkresës së mbrojtjes, kishin lidhje me Shërbimin Sekret Serb. Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, po ashtu kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe me Prokurorin e Specializuar.

“Akuzat e bëra nga (redaktuar) kundër (redaktuar) në deklaratën e tij të dytë janë jashtëzakonisht serioze. Në zemër të rastit të Prokurorisë në dukje është një ndërmjetësues i besueshëm, i cili ka udhëzuar një dëshmitar të dalë me gënjeshtra, në të cilat Prokuroria është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve. Akuza të tilla janë potencialisht katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë, duke marrë parasysh shtrirjen e kontakteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me (redaktuar). Çdo prokuror etik do të kishte kuptuar menjëherë pas marrjes së atij kontakti të dytë me (redaktuar) cilat mund të ishin implikimet për rastin e tij dhe do të kishte ndërmarrë menjëherë hapa për të hetuar shkallën e kontaminimit”, thuhet në shkresë.

Më poshtë, shkresa e plotë e Mbrojtjes së Kadri Veselit:

Shkresa.pdf

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit

Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit
21/09/2026 - 16:53

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së...

Më shumëDetails

4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”
21/09/2026 - 16:51

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim lidhur me rastin e vdekjes së 40-vjeçarit Visar Muriqi, i cili humbi jetën në tetor të vitit 2024 pas shpërthimit të...

Më shumëDetails

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
21/09/2026 - 16:42

Radio Evropa e Lirë: Profesor Pettifer, aktgjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët është tashmë është një fakt juridik, pavarësisht se si është pritur në Kosovë. Çfarë mund...

Më shumëDetails

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
21/09/2026 - 16:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takim me bashkatdhetarë në ShBA,investitorë e politikanë amerikanë është diskutuar për mundësitë e investimeve amerikane në Kosovë dhe rolin...

Më shumëDetails

Muharremi: Apeli është mjeti kryesor për ndryshimin e aktgjykimit në Hagë

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
21/09/2026 - 15:40

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se procesi i apelimit është mjeti kryesor për ndryshimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat...

Më shumëDetails

Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen

Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen
21/09/2026 - 15:23

Studentët kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në protestë ka folur edhe Skifteri, djali i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë