Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Vendimi për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve cenon sigurinë juridike

24/11/2022 - 19:48
në Lajme
A A
Miftaraj: Vendimi për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve cenon sigurinë juridike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, me anë të së cilit gjyqtarëve dhe Prokurorëve t’u kthehen pagat në nivelin që ato ishin para rritjes së bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj, në vitin 2017, ka ngjallur reagime të shumta. Ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Këshilli Gjyqësor, i cili ka marrë vendim që të reduktojë punën e gjykatave dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet, ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në një intervistë për “IndeksOnline”, vendimin e fundit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, e ka quajtur jo vetëm cenim të Kushtetutës dhe ligjit por edhe cenim të sigurisë juridike.

“Një vendim i tillë përveç që e cenon kushtetutën, ligjin dhe standardet kombëtare, por e cenon edhe një akt gjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili ai aktgjykim fatkeqësisht e kishte konfirmuar si të ligjshëm të Qeverisë Haradinaj të vitit 2017. Një vendim i tillë përveç që shkel kushtetutën, fatkeqësisht edhe e cenon sigurinë juridike, sigurinë financiarë të prokurorëve, i cili pastaj u pasua edhe me një vendim të këshillit Gjyqësorë të Kosovës, të cilët nga sot vendos që t’i punojnë vetëm në punë esenciale. Ku vetëm nga monitorimi i IKD-së për sot kemi parë seanca gjyqësore, në çështjet penale civile administrative por edhe komerciale që janë anuluar. Në këtë drejtin si vendimi i Qeverisë, si vendim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të larë hesapet mes veti, faturën po e paguajnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Myftaraj.

Miftaraj tha se kryeministri Albin Kurti para marrjes së vendimeve të tilla, të cilat kanë interes publik, duhet të konsultohet me palën tjetër. Ndërsa kritikoi këshilltarët e kryeministrit Kurti, për të cilët tha se kanë mungesë të njohurive elementare, për sistemin e drejtësisë.

“Duhet të kishte një komunikim mes Këshillit Gjyqësor, Prokurorial dhe përfaqësues të Qeverisë… Jo vetëm Qeveria Kurti, por çdo institucion publik, në çdo rast kur merret vendimi, si ky që kanë interes publik dhe prekin grupet e interesit, ku preken të drejtat dhe liritë e qytetarëve, do të duhej të kishte dialog konstruktiv dhe konsultime. Ku gjithashtu të merrte mendime dhe opinione të tjerëve. Nëse këtë do të bënte Qeveria Kurti, sigurisht nuk do të vinte deri të kjo situatë. Kryeministri Kurti është në lajthitje nga vetë këshilltarët e tij, të cilët fatkeqësisht duket, që kanë mungesë të njohurive elementare për sistemin e drejtësisë “, tha ai.

Ai po ashtu kritikoi kryeministrin Kurti, i cili mori vendim për ulje të pagave të Gjyqtarëve e Prokurorëve një ditë më parë, e po ashtu dhe vendimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj i cili i kishte dyfishuar këto paga, duke i quajtur këto vendime populiste , të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.

“Demin më të madh që ja ka bërë sistemit të drejtësisë në Kosovë, me vendime të kundërligjshme ka qenë vet ish-kryeministri Haradinaj në vitin 2017 i cili ka vendosur që të dyfishoi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke krijuar një disbalanc jo vetëm në mes gjyqësorit por edhe me profesione tjera në Republikën e Kosovës. Edhe në atë kohë IKD e ka konstatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur që ai vendim ka qenë i ligjshëm. Vendimet e gjykata edhe kur mendojmë që kanë qenë jo të bazuara dhe në kundërshtim me ligjin dhe si rezultate i një vendimi të keq nga kryeministri Haradinaj në vitin 2017, po i shohim një vendim tjetër të keq nga kryeministri Kurti në vitin 2022. Në vend që Qeveritë të marrin vendime të bazuara në ligj dhe interes të përgjithshëm, marrin vendime populiste, të cilat po sjellin situata të tilla”,tha ai për IndeksOnline.

Ai po ashtu bëri të ditur se pagat e gjyqtarëve apo prokurorëve, në bazë të standardeve ndërkombëtare por edhe në bazë të asaj që përcakton vetë Kushtetuta në Kosovës, asnjëherë nuk mund të zbriten, përveç në rast kur ato janë subjekt i procedurave disiplinore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë