Qeveria e Kosovës së fundmi ka vendosur masa të reja në luftën kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve në Kosovëe brenda një periudhe të shkurt.
Këto masa përfshijnë edhe mbylljen e shumë shkollave gjithandej Kosovës ku ka raste të shumta të nxënësve dhe mësimdhënësve që kanë rezultuar pozitiv, por një masë e tillë është kundërshtuar nga vet ministri i Shëndetësisë i cila ka thënë se shkollat nuk duhet të mbyllen, madje ato janë të fundit sipas tij që duhet të mbyllen nga të gjitha aktivitetet tjera shtetërore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, ka thënë Latifi.
Ndaj një situate të tillë ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, që ka thënë se kjo qeveri çdo ditë nxjerr vendime të çuditshme dhe absurde, duke theksuar kundërshtimin që vet ministri i Shëndetësisë u ka bërë masave të vendosur nga ekzekutivi kosovar, raporton Gazeta Onlne Veriu.info.
“Kush po e udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, kush po i vendos kufizimet kur ato po i kundërshton ministri i shëndetësisë z.Latifi? Si ka mundësi që ministri i shëndetësisë t’i kundërshtoj masat që i ka propozuar Ministria e Shëndetësisë dhe që janë vendosur nga Qeveria, a nuk është konsultuar ai fare si ekspert i fushës për këto masa?!” – ka shkruar Haxhiu.
Deputeti ka konsideruar të pakuptimt edhe masat kufizuese në kufirin me Shqipërinë.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu:
Kjo Qeveri çdo ditë nxjerr vendime nga më të çuditshmet, më apsurdet.
Përderisa Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa kufizuese për Covid-19 tërësisht të panevojshme, ministri Latifi i kundërshton masat që i ka vendosur ministria që ai e udhëheq!!!
No comment!
Padyshim, shtrohet pyetja:
Kush po e udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, kush po i vendos kufizimet kur ato po i kundërshton ministri i shëndetësisë z.Latifi ?
Si ka mundësi që ministri i shëndetësisë t’i kundërshtoj masat që i ka propozuar Ministria e Shëndetësisë dhe që janë vendosur nga Qeveria, a nuk është konsultuar ai fare si ekspert i fushës për këto masa?!
Izolimi që po bën kjo qeveri duke vënë rregulla ekstreme në kufirin me Shqipërinë, por edhe masat tjera kufizuese tashmë në këtë situatë janë të pakuptimta












