Qeveria e Kosovës së fundmi ka vendosur masa të reja në luftën kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve në Kosovëe brenda një periudhe të shkurt.
Këto masa përfshijnë edhe mbylljen e shumë shkollave gjithandej Kosovës ku ka raste të shumta të nxënësve dhe mësimdhënësve që kanë rezultuar pozitiv, por një masë e tillë është kundërshtuar nga vet ministri i Shëndetësisë i cila ka thënë se shkollat nuk duhet të mbyllen, madje ato janë të fundit sipas tij që duhet të mbyllen nga të gjitha aktivitetet tjera shtetërore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, ka thënë Latifi.
Sipas masave të fuqi të Qeverisë së Kosovës parashihen disa skenarë për shkollat, duke përfshirë edhe mbylljen e tyre në rastet kur ka numër të lartë të të infektuarve, porse një gjë e tillë është kundërshtuar nga vet ministri Latifi.
“Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit” – ka thënë në fund ministri Latifi./Veriu.info/













