Kryeministri Kurti i zënë ngushtë për punësimet e familjarëve të ministrave e deputetëve edhe njëherë ka zgjedhur propagandën “mjeshtërore” për të mbuluar këto skandale.
Kurti si mburojë të kësaj situate ka thënë në Kuvend se dy vëllezërit e tij dhe dy prindërit nuk kanë qenë kurrë në zyrën e tij në qeveri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“As dy vëllezërit e mi e as dy prindërit e mi nuk kanë ardhur kurrë në ndërtesën apo zyrën time të Qeverisë. Ma gjeni një Kurti që u avancua diku. Absolutisht nuk mund ta gjeni asnjë që për shkak të lidhjeve me mua përparoi diku”, deklaroi ai.













