Gazetari Leonard Kerquki ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti për paaftësi në menaxhimin e pandemisë, duke thënë se këto s’janë politika të majta as të djathta, por sipas tij, janë thjeshtë budallaki të pushtetit aktual, transmeton Veriu.info
Postimi i Kerqukit:
Ti i merr 3 vaksina, amo prape Qeveria te mshele – njejte si bravolabat;
Ti e paguan rrymen, amo Qeveria jau paguan rrymen Veriut, kurse ty te ve ne kategorine e reduktimeve;
Ti punon tane jeten, paguan taksa, amo Qeveria krejt taksat i çon ne skema sociale.
Prishtina ka pas jete te nates e lokale fantastike gjithmone, por pandemia dhe masat e nje pas njeshme te gabuara po e shkaterrojne komplet sektorin e gastronomise.
Ngadale, por sigurt, Kosova e Prishtina po shnderrohen ne nje vend te zymte e pagjalleri, nga ku edhe bizneset do te largohen per ne vendet tjera te rajonit; ne Shqiperi bie fjala.
Keto s’jane politika te majta as te djathta. Keto jane thjeshte budallaki te pushtetit aktual.












