Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos më prisni nxënës”/ Reagimi prekës i familjarës së gruas e cila u vra nga burri i saj me sëpatë

27/11/2022 - 20:12
në Lajme
A A
“Mos më prisni nxënës”/ Reagimi prekës i familjarës së gruas e cila u vra nga burri i saj me sëpatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arsimtarja e Gjeografisë Sadije Miftari-Godeni të premten e 25 nëntorit është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti i saj Izet Godeni, i cili i mori jetën me sëpatë duke e ndarë kështu nga jeta, familja e më të dashurit e saj.

Ky krim i rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre në lagjen “Tophane” në Prishtinë, pas së cilës 70-vjeçari Godeni u dorëzua në polici.

Reagimet ishin të shumta pas lajmit se një grua mbeti e vrarë nga burri i saj.

Një nga familjarët e gruas tashmë të ndjerë, ka bërë një postim prekës në të cilin ka shkruar disa rreshta mjaft emocionues.

Ndër të tjera në postimin e bërë thuhet , “Mos më prisni nxënës, unë lash zilen e mëngjesit që të zgjohem për ju, nuk e dija!… mos më prisni fëmijët e mi, e di që dashuria ime ska për tu mjaftuar kurrë mirëpo uroj që të jeni mirë dhe të më kujtoni si herën e fundit që më keni parë“.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në këtë dhomë.. Në këtë dhomë ku erdha me dashurinë e botës, lash vajzërinë time, u bëra grua krenare dhe shumë “e lumtur”, në këtë dhomë ku varfëria nuk vërehej, ishim të ngopur me dashurinë e fëmijëve. Në këtë dhomë ku përgatisja ushqimin për ju, në këtë dhomë ku ju dhashë shumë dashuri. U mundova shumë të jete edhe e bukur, punova me shumë mund, madje u mundova të blej dhe ca stoli.. Në këtë dhomë ku bleva dhe shtratin tim më të mirë që të paktën të bëj gjumin rehat… Është mesnate, fillova të mendoj për jetën time që nga fillimi, nuk e di, u ndjeva e lumtur për një çast, mendova fëmijët e mi, më në fund të gjithë ishim mirë. Kaluan gjitha sfidat e jetës, endjeva veten se më në fund po e shijoj shtratin tim… Nipi dhe mbesa, arsyeja që dua të vazhdoj jetën (zot më jep një ditë e më shumë të shijoj ndjesinë e gjyshes, qenka jashtëzakonisht e bukur). Më zuri gjumi me mendime shumë të bukura, mos ndoshta është nata më e mirë e jetës sime”.

“Çfarë po ndodh!!!… i dashur je ti? Mos më prisni nxënës.. Unë lash zilen e mëngjesit që të zgjohem për ju, nuk e dija!… mos më prisni fëmijët ë mi, ë di që dashuria imë ska për tu mjaftuar kurrë mirëpo uroj që të jeni mirë dhe të më kujtoni si herën e fundit që më keni parë.. mos më prisni familja ime, motra dhe vëllezër, unë iu lash juve që më herët, iu lash për njeriun e zemrës time. Sadije Muhtari Godëni, Të përkujtojnë më mall Familja MUHTARI”, përfundon postimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë